Categories: sport

Mourinho flet për sfidën ndaj Real Sociedadit, Viniciusin, merkaton dhe dëmtimin e Endrickut

Jose Mourinho u shfaq para gazetarëve përpara përballjes së Real Madridit me Real Sociedadin, duke komentuar rikthimin në Santiago Bernabeu, mbrojtjen ndaj Vinicius Juniorit, planifikimin e merkatos dhe gjendjen e Endrickut.

Të lidhura

None found

Real Madridi do të luajë nesër në shtëpi kundër Real Sociedadit, në takimin e kampionatit që ishte shtyrë nga java e parë.

Për trajnerin portugez kjo do të jetë një rikthim i veçantë në Santiago Bernabeu, por Mourinho theksoi se fokusi nuk duhet të përqendrohet tek ai, por te skuadra.

“Nuk dua që Bernabeu të më presë në një mënyrë të veçantë. Dua që ta presë ekipin, sepse ai është pasioni i tifozëve. Unë nuk jam i rëndësishëm”.

“Jam në gjendje t’i kontrolloj emocionet e mia dhe të luaj normalisht një ndeshje që nuk është normale, sepse janë tre pikë. Do të doja që skuadra të ndiente diçka ndryshe nga ajo që ka përjetuar sezonin e kaluar”, deklaroi Mourinho.

Mourinho mbron Viniciusin

Një pjesë e konferencës iu kushtua edhe Vinicius Juniorit. Mourinho kritikoi mënyrën se si kundërshtarët po sillen me futbollistin brazilian.

“Është e dukshme diferenca e Viniciusit me shumë lojtarë të tjerë. Ai ka hyrë në një spirale ku kundërshtarët mendojnë se mund ta godasin dhe e bëjnë. Është si me fëmijët e vegjël, shkojnë deri aty ku i lejon të shkojnë”, tha ai.

Trajneri i Real Madridit u ndal edhe te një ndërhyrje konkrete ndaj brazilianit, për të cilën tha se duhej të ndëshkohej me karton të kuq.

“I dhanë një goditje që ishte agresion dhe duhej të ishte karton i kuq. Mendoj se gjyqtari nuk e pa, ndërsa VAR-i nuk e bëri shumë mirë punën e tij. Megjithatë, unë kam besim te arbitrimi spanjoll”, shtoi trajneri.

Për mua, skuadra është e mbyllur

Në lidhje me ditët e fundit të afatit kalimtar, Mourinho bëri të qartë se nuk ka kërkuar përforcime të reja, edhe pse merkatoja ende nuk është mbyllur.

“Për mua është e mbyllur, por afati kalimtar është ende i hapur. Nuk e di nëse një lojtar mund të vijë e të thotë se dëshiron të largohet. Në parim, jo, por është diçka që mund të ndodhë”.

“Në kokën time skuadra është e mbyllur dhe nuk kam bërë asnjë kërkesë. Jam i kënaqur. Nëse dikush largohet, do të jem i kënaqur me atë që kemi”, u shpreh portugezi.

Situata e Endrickut

Mourinho dha gjithashtu një përditësim për Endrickun, duke bërë të ditur se sulmuesi brazilian ka një shqetësim fizik që lidhet me muskulin dhe tendinin.

“Nuk mund të them me siguri. Ka një problem në muskul që prek edhe tendinin. Është një lojtar që më pëlqen shumë dhe ka pasur shumë kontakte nga klube të tjera”.

“Unë e kam dashur në skuadër dhe për këtë arsye nuk e kam lejuar të huazohet apo të shitet. Nuk jam i sigurt nëse do të jetë në grumbullimin e parë me Ancelottin, por Carlo është mik dhe do të më telefonojë drejtpërdrejt”, përfundoi Mourinho.

të fundit

Dhomat e Specializuara publikojnë aktgjykimin e plotë për rastin Thaçi dhe të tjerët

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë publikuar të plotë aktgjykimin e sotëm mbi procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit,…

6 minutes ago

BE-ja kërkon përmbajtje pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve në Kosovë dhe në rajon që të tregojnë përmbajtje…

6 minutes ago

Kallëzim penal ndaj pesë personave dhe dy kompanive në Maqedoni për dyshime për pastrim parash

Policia Financiare ka ngritur kallëzim penal ndaj pesë personave dhe dy kompanive për pastrim parash, mashtrim, falsifikim të librave afaristë…

13 minutes ago

Dënimi me burg i ish-krerëve të UÇK-së, Berisha: Qëllimi i tyre ishte çlirimi i Kosovës, shpresojmë që Apeli të bëjë drejtësi dhe të shkëputet nga propaganda serbe

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar vendimin e Gjykatës së Hagës, që shpalli fajtor ish-krerët e UÇK-së dhe…

17 minutes ago

Cristian Shpendi kryeson listën e golashënuesve në Itali, Diamanti: Është djalë i artë dhe mund të luajë në Serie A

Cristian ShpendiCristian Shpendi e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri me Cesena në Serie B, ku në katër javët…

17 minutes ago

Mbrojtja e Rexhep Selimit kundërshton aktgjykimin: Jemi thellësisht të zhgënjyer

Mbrojtja e Rexhep Selimit, e udhëhequr nga avokati Geoffrey Roberts, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë,…

18 minutes ago