Elma Aveiro, motra e Cristiano Ronaldos, ka folur për CNN Portugal rreth përplasjes mes vëllait të saj dhe trajnerit të Portugalisë, Jorge Jesus, duke lënë të kuptohet se rikthimi i marrëdhënieve mes tyre në normalitet nuk është i lehtë.
None found
Ajo dha komentet e saj në Lisbonë, pas një aktiviteti promovues për një libër, ku ishte i pranishëm edhe Jorge Jesus.
Cristiano Ronaldo, 41 vjeç, u largua nga grumbullimi i Kombëtares së Portugalisë një ditë para përballjes së Ligës së Kombeve me Danimarkën dhe më pas udhëtoi drejt Madridit. Në një reagim të publikuar më vonë, ai pranoi përgjegjësinë për largimin, por pretendoi se Jesus nuk kishte respektuar një premtim të bërë gjatë bisedave të mëparshme.
“Mendoj se ka më shumë mundësi që ai të mos rikthehet sesa të rikthehet. Besoj se si Cristiano, ashtu edhe Jorge Jesus janë të lënduar. Kjo është diçka që u ka ndodhur atyre, jo mua. Unë po flas në emër të vëllait tim”, deklaroi Elma Aveiro.
E pyetur nëse mes dy protagonistëve mund të ketë pajtim, ajo tha se situata është shumë e ndërlikuar.
“Nuk e di, është jashtëzakonisht e komplikuar. Kur ndihemi të tradhtuar, bëhet shumë e vështirë të rikthehemi në gjendjen e mëparshme. Më dhemb fakti që populli portugez, për fat të keq, harron gjithçka që është bërë deri tani dhe mendon se tani gjërat duhet të zhvillohen ndryshe”, u shpreh ajo.
Aveiro tregoi gjithashtu se përjeton vështirësi emocionale teksa sheh vëllanë e saj në një situatë të tillë.
“Nuk gjej fjalë. Për mua është shumë e rëndë ta shoh vëllanë tim duke kaluar nëpër këtë. Ai është ndër njerëzit që e meritojnë më pak se kushdo një situatë të tillë”, përfundoi Elma Aveiro.
Jorge Jesus, nga ana tjetër, e ka përshkruar përplasjen si një keqkuptim pas incidentit. Ai nuk e ka përjashtuar rikthimin e Ronaldos në Kombëtare, nëse sulmuesi vazhdon të luajë për Al Nassr dhe shpreh dëshirën për t’u kthyer.
Edhe Cristiano Ronaldo ka deklaruar se do t’i përgjigjej një tjetër ftese, në rast se trajneri do ta përfshinte sërish në listën e Kombëtares. Pavarësisht kësaj, ende nuk dihet nëse ylli portugez do ta veshë përsëri fanellën e përfaqësueses.
Komandanti i forcave të rendit në policinë e Shkodrës Fasli Rama është në gjendje të rëndë shëndetësore. Efektivi i policisë…
Protestuesit kanë përshkallëzuar protestën ditën e sotme. Të rinjtë kanë thyer xhamat e një banke të nivelit të dytë në…
Fëmijë shumë të ndjeshëm: Çfarë duhet të dinë prindërit për emocionet e tyre? — Klan Kosova [...]Read More...
Bradley Barcola, Nicolas Jackson dhe Lamine Yamal janë ndër emrat që spikasin në formacionin më të mirë të xhiros së…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi sot një investim të ri të kompanisë gjermane “Kromberg & Schubert”, i…
Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasmai ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme pritet të mbahet takimi i radhës…