sport

Mosha thjesht një numër, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo magjepsin sërish botën e futbollit

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, shkëlqyen të dielën me skuadrat e tyre, duke konfirmuar edhe njëherë tjetër se për yje si ta, mosha mbetet thjesht një numër.

Portugezi shënoi një super gol të magjishëm, me skuadrën e Al Nassr që vijon të kryesojë kampionatin e Arabisë Saudite. Të dielën CR7 e Joao Felix dhuruan spektakël, duke bërë që Al Nassr të fitonte 4-1 ndaj Al-Khaleej.

Megjithatë qershia mbi torte ishte goli i yllit portugez, Në minutën e 6 të shtesës CR7 do të realizonte një kryevepër teksa pas një topi të harkuar nga e djathta do të kthehej në një goditje “biçikletë” që do të mahniste të gjithë të pranishmit, për golin që do të vuloste suksesin e vendasve.

Në krahun tjetër Lionel Messi dhe Inter Miami CF, u kualifikuan në Finalen e Konferencës së Lindjes në mënyrë dominuese, duke arritur një fitore bindëse 4-0 ndaj FC Cincinnati të dielën.

Messi zhvilloi një paraqitje historike me 1 gol dhe 3 asiste, duke shkuar në 12 kontribute në gola (gjashtë gola, gjashtë asiste) në Audi MLS Cup Playoffs 2025 – një rekord i ri në ligë për një fazë të vetme të plejofit.

Numri 10 legjendar e hapi ndeshjen në minutën e 19-të, duke finalizuar një kombinim me bashkëqytetarin e tij nga Rosario, Argjentina, Mateo Silvetti, me një goditje me kokë që kaloi mbi portierin Roman Celentano.

Fitorja e së dielës e çon Inter Miamin në Finalen e Konferencës së Lindjes për herë të parë në histori, ku do të përballet me New York City FC, që ka surprizuar deri tani. Fituesi do të kualifikohet në finalen MLS Cup të prezantuar nga Audi më 6 dhjetor.

të fundit

Horoskopi 21 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe ju kane dale ne jetën…

7 hours ago

Tension në ujërat ndërkombëtare! Bllokada e Trump hyn në fuqi, SHBA sekuestron anije pranë Venezuelës

Shtetet e Bashkuara po ndalojnë dhe sekuestrojnë një anije në brigjet e Venezuelës në ujërat ndërkombëtare, thanë tre zyrtarë amerikanë…

7 hours ago

BDI ndryshon gjysmën e kryesisë në Kongresin e sotëm partiak

Në Kongresin e sotëm të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), delegatët miratuan përbërjen e re të kryesisë së partisë, duke…

7 hours ago

Kosovë, Sveçla: Është arrestuar një ish-pjesëtar i MPB-së serbe lidhur me rrëmbimin e Vukashinoviqit

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se është arrestuar një ish-pjesëtar i MPB-së të…

7 hours ago

Opinionistja e Big Brother, Monika Kryemadhi thumb për Ilir Metën? Jo gjithmonë gratë e kanë fajin

Monika Kryemadhi, e cila është opioniste e “Big Brother VIP Albania 5”, ka thumbuar ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta. Gjatë…

8 hours ago

Aksident i rëndë në Elbasan, përplasen dy makina, 4 persona mbeten të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Elbasan, në afërsi të Bradasheshit. Raportohet se…

8 hours ago