Categories: sport

“Mos flisni për Messin”, PSG-ja i mbyll gojën lojtarëve

Ylli i mesfushës së PSG-së, Leandro Parades në një komunikim për mediat zbuloi se skuadra e tij i ka kërkuar lojtarëve që mos flasin për Messin.

Messi është duke u lidhur shumë me një kalim në “Parc des Princes” përpara afatit kalimtar të verës, me 33-vjeçarin që do të bëhet një agjent i lirë në fund të qershorit nëse vendos kundër nënshkrimit të një zgjatje të kontratës në “Camp Nou”.

Neymar, Angel Di Maria dhe Paredes të gjithë e kanë mirëpritur publikisht mundësinë e ardhjes së Messit në PSG dhe drejtuesit e klubit francez që atëherë kanë ndërmarrë hapa për të parandaluar lojtarët e tyre të flasin për një lëvizje të mundshme për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

Paredes duke folur për “ESPN” në dhjetor kishte deklaruar: “Messi në PSG? Shpresoj, që të gjithë dëshirojmë që ai të vijë. Shpresoj që Leo të marrë vendimin më të mirë për të, por ne do ta presim me krahëhapur.”

Mesfushori argjentinas tani ka zbuluar se zyrtarët e PSG-së I kanw twrhequr “veshin” për komentet e tij.

“Ata më kanë kërkuar që të mos flas më për këtë gjë. Njerëzve nuk u pëlqente pozicioni im për atë që po thosha. Disa njerëz e panë atë si mosrespekt. Kjo nuk ishte rasti për mua.”

“I takon Messit të vendosë i qetë në fund të sezonit se çfarë dëshiron të bëjë me të ardhmen e tij”, tha në fund Paredes. /albeu.com/

të fundit

Anketa: 37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

Migracioni vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesore që formëson ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Sipas Anketës së Migracionit të Familjeve…

7 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.7 lekë, në shitje me 82.9 lekë. Euro, do…

33 minutes ago

Paguaj sipas hedhjes/ Taksa e mbetjeve do ndryshojë për familjet dhe bizneset

Familjet dhe bizneset do të paguajnë një taksë “individuale”, sa ai takon mbetjeve që gjerojnë e cila do të ndjekë…

37 minutes ago

Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 16 Dhjetor 2025

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe…

51 minutes ago

Horoskopi 16 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Për çiftet dita do jete paksa delikate. Do ndiheni te plogësht dhe nuk do keni aspak dëshirë te merreni…

8 hours ago

Pas debateve në Kryesinë e PD, Ervin Salianji nuk ndalet, njofton takimin me demokratët e Elbasanit

Ervin Salianji do vijojë me takimet me strukturat e Partisë Demokratike. Kësaj here ish-deputeti do takohet me demokratët e Elbasanit.…

9 hours ago