sport

“Mos e ulni kokën”, zbardhet fjalimi i Memellit para finales ndaj Dinamos

Situata te Skënderbeu është rënduar edhe më tepër pas humbjes së fundit ndaj Kastriotit në transfertë. Korçarët janë tashmë 4 pikë më pak nga vendi i tetë, që të çon në një ndeshje shtesë për qëndrimin në kategori.

Ndërsa nga vendi i shtatë, që mbahet nga Egnatia dhe mund të shpëtosh direkt nëse e mbyll kampionatin në këtë pozicion, bardhekuqtë janë 6 pikë më pak.

Të lidhura

None found

Tashmë për Skënderbeun ndeshja e radhës ndaj Dinamos, e cila do të luhet të martën në orën 16:45 në stadiumin e Korçës, kthehet në një finale.

Blutë e kryeqytetit kanë vetëm tri pikë më shumë se Skënderbeu dhe për skuadrën korçare fitorja është objektivi i vetëm nëse duan të mbajnë gjallë shpresën për qëndrimin në elitë.

Gjithsesi, nisur edhe nga eksperienca e sezonit të kaluar, ku të besuarit e Migen Memellit bënë një mrekulli me mbijetesën, tashmë në kampin korçar frymëzohen nga ky fakt dhe kanë bindjen se do të luftojnë deri në fund për të arritur synimin që kanë këtë kampionat.

FJALIMI I TRAJNERIT

Kohë për pushim nuk ka dhe trajneri Memelli dje ka nxjerrë menjëherë në fushë skuadrën. Para se seanca të niste, për të mbajtur në tonus ekipin, kreu i pankinës ka bërë një fjalim motivues para futbollistëve. “Panorama Sport” ka arritur të zbardhë disa pasazhe nga ky fjalim.

“Çuna, keni luajtur një ndeshje me karakter, në një fushë shumë të vështirë, duke filluar nga presioni që patët jashtë stadiumit dhe deri tek ajo që ndodhi në tunel. Në të tilla ndeshje edhe Barcelona mund të dilte e humbur.

Megjithatë, kjo humbje djeg. Mund të bënim më shumë në fushë, por mos e ulni kokën, pasi kemi një finale ndaj Dinamos të martën.

Unë besoj te forca e grupit dhe karakteri që ju keni. Jam me ju dhe të gjithë bashkë do të luftojmë deri në fund për qëndrimin në kategori. Dua që të bëni më të mirën, në mënyrë që kur të mbarojë ndeshja, të mos kemi asnjë pishman”, mësohet të ketë thënë ndër të tjera para skuadrës kreu i pankinës bardhekuqe.

Korçarët kanë tri ditë kohë për të përgatitur ndeshjen me blutë, e cilavjen në një moment shumë delikat, për më tepër që edhekundërshtari po lufton për mbijetesë. Në fazën e parë Dinamo ka fituar në Korçë me një gol të Stefen Çinedu, ndërsa në të dytën, gjithçka është mbyllur në barazim pa gola. Të martën ekipi bardhekuq do të kërkojë fitoren e parë ndaj bluve këtë kampionat, në një kohë që të dyja skuadrat vijnë pas një ecurie shumë të dobët që prej fazës së dytë. /panoramasport/

të fundit

Suedi, 21 raste fruthi të lidhura me festivalin Urkult; shumica e të prekurve nuk ishin vaksinuar

Autoriteti i Shëndetit Publik i Suedisë ka njoftuar se janë regjistruar 21 raste me fruth, të lidhura me një festival…

5 minutes ago

Trafik i rënduar në Elbasan, intensifikohen kontrollet e Policisë Rrugore

Elbasani po përballet me trafik të rënduar dhe radhë kilometrike, veçanërisht në aksin Elbasan-Tiranë dhe në hyrje-daljet e qytetit. Policia…

6 minutes ago

Gostivar, 159 prej 317 mostrave të ujit jashtë parametrave të kërkuar

Pothuajse çdo e dyta mostër e ujit të pijshëm e analizuar në rajonin e Gostivarit këtë vit ka rezultuar e…

13 minutes ago

AKP ofron për shitje 258 prona dhe njësi të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shpallur shitjen e re të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore në likuidim, në kuadër të…

15 minutes ago

Zelensky shkarkon zëvendësshefen e stafit, e cila po hetohet për dyshime mbi pastrimin e 3.4 milionë dollarëve

Volodymyr Zelenskyy ka shkarkuar zëvendësshefen e tij të stafit, Iryna Mudra, ndërsa Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) e Ukrainës ka…

22 minutes ago

Nga pranimi i trupit te “kultura Ozempic”: dobësia rikthehet si obsesion në verën e vitit 2026

Lëvizja për pozitivitetin e trupit, e cila për vite me radhë promovoi pranimin e trupave të ndryshëm pavarësisht peshës, formës…

23 minutes ago