Mënyra e stërvitjes së Jose Mourinhos, stili i tij i komunikimit dhe aftësia e tij për të krijuar ndjeshmërinë dhe tifozët, janë të njohura tashmë. Por një person që ndoshta e njeh pak më shumë se të tjerët, është Massimo Moratti. Ish-presidenti i Interit, duke folur për “Radio Kiss Kiss”, foli për trajnerin me të cilin shkroi historinë në vitin 2010 duke arritur tripletën me klubin zikaltër. I lirë pas shkarkimit nga Roma, trajneri portugez është i lidhur me një transferim te Napoli dhe Moratti e aprovon këtë ide.
“Do t’i çmendte të gjithë tifozët, gjithmonë sjell entuziazëm dhe shpresë. Ai do të donte të ishte trajner i Napolit sepse është një klub i rëndësishëm. De Laurentiis? Nuk e njoh shumë, nuk mund të them nëse do të shkonte mirë me Mourinhon. Specialiteti i tij është i të qenit një profesionist serioz, ai di gjithçka për ekipin e tij, ai është një tifoz i madh i futbollit”, është shprehur ndër të tjera ish-presidenti i Interit, Moratti. /abcnews.al
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhënie, sot do të ndiheni të pasigurt, por një bisedë…
Këtë mbrëmje në shtëpinë e Big Brother ka ardhur vëllai i Selin dhe i dashuri i Gretës. Ai ka pasur…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli deklaroi nga Kuvendi se ministrat dhe zyrtarët e korruptuar po mbahen në detyrë, ndërkohë…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi sot se Izraeli do të godasë Iranin me një forcë të paprecedentë, nëse Teherani ndërmerr…
Keijsi u përjashtua nga gara për Çmimin e Madh këtë të martë, kjo pas përsëritjes së gjuhës denigruese që banori…
Personi që shihni në foto është Vasil Pilo, i riu shqiptar që humbi jetën këtë të martë në aksidentin tragjik…