Categories: sport

Morata mbetet në Torino, Juventusi i rinovon huazimin

Është zyrtare. Alvaro Moratta do të jetë lojtar i Juventusit edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka vendosur t’i rinovojë huazimin nga Atletico e Madridit deri më 30 qershor të 2022. Për Max Allegrin, një element i rëndësishëm në repartin e avancuar, i aftë për të interpretuar çfarëdolloj loje. Vetë sulmuesi, në ditët e shkuara, kishte rrëfyer për bisedën me drejtorin e ri, Federico Cherubini, zyrtarizimi konfirmon ndërkohë zërat e ditëve të fundit.

Sulmuesi spanjoll ka luajtur me fanellën bardhezi një total prej 137 ndeshjesh, 79 si titullar, duke shënuar 47 gola, teksa ka shërbyer edhe 27 asiste. Në sezonin e fundit shënoi 20 gola dhe dha 12 asiste. Allegri riniset nga ai, nga sulmuesi që e përcakton si njeriun e ndeshjeve teke, teksa e ka vlerësuar si një ndër të paktët lojtarë në botë që mund të luajë me çdo tip shoku në repartin e sulmit, qoftë ai një sulmues i parë, i dytë apo çfarëdo pozicioni.

Tani Morata mund të jetë më i qetë për të dhënë kontributin e tij për Spanjën, pasi në ndeshjen e parë të dominuar ndaj Suedisë nuk arriti të shënonte, duke shpërdoruar aq sa u vërshëllye nga tifozët e “La Rojas”, të pakënaqur me ndeshjen e tij dhe pa dyshim me barazimin pa gola ndaj suedezëve.

të fundit

Shpërthim me lëndë plasëse në Tiranë, dëmtohen disa automjete në garazhin e 39-vjeçarit

Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 03:50, një shpërthim i fuqishëm ka tronditur lagjen pranë rrugës…

2 minutes ago

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik në aksin Lezhë-Shkodër, kush janë dy viktimat dhe të plagosurit, njëri në gjendje kome (EMRAT)

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti tragjik i regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Dajç, ku…

8 minutes ago

Bie koha mesatare e gëzimit të pensionit/ Të moshuarit në fshat e marrin së paku 7.3 vite më shumë se ata në qytet

Pensionistët në zonat rurale, e gëzojnë pensionin së paku 7.3 vite më shumë se ata që jetojnë në qytet, tregojnë…

37 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 24 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 82.5 lekë dhe shitet me 83.7 lekë. Euro, blihet me 97…

1 hour ago

Parashikimi i motit 24 Korrik 2025, temperatura deri në 41°C

Ditën e sotme, territori Shqipëtar në orët e para të mëngjesit dhe mesditës, parashikohet që në të gjithë vendin tonë…

1 hour ago

Horoskopi 24 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Dashuria: Kjo është një ditë e keqe, por që do përmirësohet në vijim. Do të shtyheni të flisni me…

9 hours ago