Categories: sport

Montella sqaron nëse po mendon largimin nga drejtimi i Turqisë

Turqia u mposht për herë të dytë radhazi në Ligën e Kombeve, këtë herë me rezultatin 4-1 nga Italia në Bursa, pas humbjes së mëparshme ndaj Francës.

Të lidhura

None found

Rezultati i thellë shkaktoi zemërimin e tifozëve vendas, të cilët gjatë takimit kërkuan që trajneri Vincenzo Montella të largohej nga detyra.

Pas ndeshjes, tekniku italian u pyet nëse kishte shqyrtuar mundësinë për të dhënë dorëheqjen.

“Jo, unë besoj te puna që kam bërë. Edhe pse kam marrë oferta të rëndësishme, nuk jam larguar. Besoj ende te futbollistët tanë dhe qëndroj pranë tyre. Do të gjejmë mënyrën për të ecur përpara”, u shpreh Montella.

Ai shtoi se largimi nuk është aktualisht pjesë e diskutimeve të skuadrës. “Nëse dorëheqja do të bëhet temë bisede, do ta diskutoj me lojtarët e mi, por për momentin nuk është në agjendën tonë”.

Sa i përket paraqitjes së ekipit, Montella tha se Turqia nuk pati të njëjtën qasje në lojë me Italinë dhe e konsideroi këtë një shqetësim të rëndësishëm.

“Nuk arritëm ta përballonim ndeshjen me të njëjtin mentalitet si kundërshtari. Si përfaqësuese, nuk jemi mësuar të luajmë çdo tri ditë në një nivel të tillë. Kjo është diçka që më shqetëson”, deklaroi ai.

Trajneri vuri në dukje se skuadra reagoi pas golit të tretë të Italisë. “Pas rezultatit 3-1 u paraqitëm më mirë dhe madje shënuam një gol që më pas u anulua”.

Montella pranoi gjithashtu se reagimi negativ i tifozëve ishte i kuptueshëm, veçanërisht për atë që Turqia tregoi në pjesën e parë.

“Në pjesën e parë e meritonim që të fërshëlleheshim. Në të dytën u përmirësuam, por nuk kemi përvojën për të luajtur çdo tri ditë në nivele të tilla”.

Ai theksoi se skuadra duhet të nxjerrë mësime nga kjo humbje, pa humbur besimin te vetja. “U përpoqëm të ruanim qetësinë dhe t’i motivonim lojtarët gjatë analizës së ndeshjes. Do të mësojmë nga ajo që ndodhi, por nuk duhet të lejojmë që vetëbesimi të zhduket”.

“Kemi arritur deri në këtë pikë dhe do të vazhdojmë të luftojmë në fushë në mënyrën më të mirë të mundshme”, përfundoi Montella.

të fundit

16-vjeçari që vrau motrën pas konfliktit për një postim dënohet me 20 vite burg

Një 16-vjeçar nga Wisconsin është dënuar me 20 vite burg pasi vrau motrën e tij 30-vjeçare gjatë një konflikti familjar…

28 seconds ago

Teoria e pazakontë që po qarkullon në Brazil: A është zëvendësuar Vinicius Junior nga sozia e tij?

Një teori konspirative e çuditshme është përhapur në rrjetet sociale dhe forumet në Brazil, sipas së cilës ylli i Real…

44 seconds ago

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD mbi zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Gjykata Kushtetuese, ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike mbi zgjedhjen e Endri Shabanit, në postin e Avokatit të Popullit, një…

3 minutes ago

Nuk e përfytyroj dot Zvicrën pa Xhakën” – Xhemaili flet për të ardhmen e kapitenit

Blerim Xhemaili beson se përfaqësuesja e Zvicrës aktualisht është e vështirë të imagjinohet pa Granit Xhakën në qendër të mesfushës.Xhaka…

4 minutes ago

Apeli ndryshon masën ndaj Jozefin Markut, këngëtari: Dielli më ndriçon rrugën edhe në errësirë

Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin për këngëtarin, Jozefin Marku, të cilit i është ndryshuar masa e sigurisë. Sipas gazetares…

11 minutes ago

Berisha from Strasbourg: The Appeals Court should assess the convictions of former KLA leaders objectively

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një fjalim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku foli për zhvillimet…

12 minutes ago