Keqardhje dhe dyshime të forta, për golin e dytë të shënuar nga Spanja, në sfidën ndaj Shqipërisë, të zhvilluar në stadiumin e Espanjollit.
Bëhet fjalë për minutën e 90-të, mesfushori i Barcelonës, Pedri, dhuroi një asistim fantastik për Zhordi Albën, i cili ka shumë gjasa, që në momentin që të ketë qenë në pozicion jashtë loje. Bëhet fjalë për një moment milimetrik, që vetëm VAR-i mund ta ndante.
Gjithsesi për treshen e gjyqtarëve nga Malta, gjithçka u konsiderua e rregullt. Në vijim të aksionit, kapiteni Alba shërbeu për Dani Olmon, që me një perlë, e dërgoi topin në trekëndësh.
Në rast se në këtë ndeshje do të ishte aplikuar VAR-i, shanset do të ishin të mëdha, që Shqipëria, të largohej me një barazim historik ndaj Spanjës në Barcelonë. Por mesa duket, fati nuk ishte me kuqezinjtë as në mbrëmjen e sotme.
Pas një periudhe me temperatura të larta, moti ka ndryshuar ndjeshëm duke i lënë vendin reshjeve të dendura të shiut.…
Investimet e Huaja Direkte në vendin tonë ishin në rritje vitin e kaluar, por ritmi ishte më i ngadaltë krahasuar…
Sot, më 29 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 82.7 lekë dhe shitet me 84 lekë. Euro, blihet me 96.7…
Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe…
Dashi Kjo ditë do të sjellë rikuperim të ndjeshëm për të lindurit e kësaj shenje, duke qenë më e mirë…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka lavdëruar sot homologun e tij amerikan, Donald Trump, për “vendosmërinë” që tregoi, duke komentuar…