Erling Haaland dëshironte t’i jepte lamtumirën Gjermanisë me stil pasi iu bashkua Manchester Cityt.
Pas lamtumirës së tij me klubin në fushë, lojtari i ri i Pep Guardiolës shkoi në një klub nate të famshëm për të shijuar një festë lamtumire dhe u takua me disa tifozë të Borussia Dortmund, ku gjithashtu bomberi norvegjez shihet në klub nate me kostumin sportiv të Borussia Dortmund, një veshje aspak e zakonshme për një ambient si ai.
Haaland nuk hezitoi të ngrihej dhe të kërcente në mes të pistës së vallëzimit me fansat e tij dhe madje hyri në bar për t’i shërbyer vetes pijet.
U njoftua fundjavën e kaluar se Haaland do t’i bashkohet skuadrës së Premierligës Manchester City në verë pas dy viteve shumë të suksesshme në Dortmund.
21-vjeçari ka shënuar 62 gola për Dortmundin në vetëm 67 paraqitje, prandaj shumë klube elitare ishin të etur për ta bërë atë pjesë të skuadrës së tyre.
Ndeshja e fundit e Haaland për Dortmund ishte të shtunën në Signal Iduna Park dhe ai i dha lamtumirën murit të verdhë me një penallti në pjesën e dytë që bëri 1-1 kundër Hertha Berlin./ h.ll/albeu.com
Migracioni vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesore që formëson ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Sipas Anketës së Migracionit të Familjeve…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.7 lekë, në shitje me 82.9 lekë. Euro, do…
Familjet dhe bizneset do të paguajnë një taksë “individuale”, sa ai takon mbetjeve që gjerojnë e cila do të ndjekë…
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe…
Dashi Për çiftet dita do jete paksa delikate. Do ndiheni te plogësht dhe nuk do keni aspak dëshirë te merreni…
Ervin Salianji do vijojë me takimet me strukturat e Partisë Demokratike. Kësaj here ish-deputeti do takohet me demokratët e Elbasanit.…