Do të jetë fundi i një epoke te Liverpooli kur Jurgen Klopp do të largohet nga ‘Anfield’ këtë verë, dhe tani Mo Salah ka zbuluar se si ai ka reaguar kur kishte marrë vesh se trajneri i tij do të largohet.
56-vjeçari do t’i jap fund aventurës së tij tek Liverpooli pas gati një dekade në krye të klubit anglez.
None found
Gjatë kësaj kohe, Klopp e rindërtoi Liverpoolin duke e sjellë titullin e Ligës Premier dhe atë të Ligës së Kampionëve.
Salah ka qenë njëri ndër blerjet e tij më të mira, për të mos thënë blerja më e mirë e Kloppit gjatë kohës së tij te Liverpooli, së bashku me yjet tjerë si Alisson, Sadio Mane dhe Virgil Van Dijk.
Në një intervistë me Jamie Carragher, Salah ka zbuluar se ishte Van Dijk ai i cili i kishte bërë të ditur lajmin se Klopp do të largohet pas disa muajsh nga klubi.
“Ne kishim një takim rreth orës 10:30 që ishte e çuditshme, unë hyra brenda dhe e pashë agjentin e tij dhe mendova se ai kishte rinovuar kontratën. Pastaj Van Dijk më tha se ai do të largohet dhe unë reagova: Pse?”, ka thënë Salah.
Liverpooli tashmë ka fituar Kupën e Ligës këtë sezon për tu siguruar se sezoni i fundit i Kloppit nuk do të përfundojë pa trofe, ndërsa “Të Kuqtë” do të synojnë edhe triumfin në Ligën Premier. /Telegrafi/
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…