Henrik Mkhitaryan ka nostalgji për periudhën kur luante me Borussian e Dortmundit. Mesfushori armen i cili aktualisht është pjesë e Romës në Serie A në një intervistë të dhënë sëfundmi ka deklaruar se do t’i pëlqente që një ditë të rikthehej te verdhezinjtë.
“Te Dortmundi kam kaluar vitet më të bukura të karrierës time, të luash në atë stadium është një ëndërr për çdo futbollist. Nuk u largova nga Dortmundi për para, por për të provuar veten në një kampionat të fortë si Premier League. Një ditë do të kthehem te Dortmundi jam i sigurt për këtë. Nuk e di nëse kjo do të ndodhë si futbollist, por si spectator po”, theksoi Mkhitaryan
Mesfushori armen ka qenë pjesë e Borussias së Dortmundit nga viti 2013 deri në 2016-ën, kur u shit te Manchester United për shifrën e 42 milionë eurove.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 06:00, një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e…
Pavarësisht rritjes së çmimeve të referencës për shitblerjen e apartamenteve të propozuara nga Ministria e Financave, qytetarët e bashkive të…
Sot, më 28 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 82.3 lekë dhe shitet me 83.3 lekë. Euro, blihet me 96.8…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 06:00, një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e…
Ditën e djeshme, Papa Leo XIV, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër për krizën humanitare “jashtëzakonisht të rëndë” në Gaza…
Këtë të hënë vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime…