Categories: sport

Mitrovica ndalet në barazim ndaj Metalist 1925, gjithçka vendoset në Shkup

Mitrovica e ka nisur me një barazim 0:0 përballjen ndaj Metalist 1925 të Ukrainës, në raundin e parë kualifikues të UEFA Women’s Europa Cup.

Të lidhura

None found

Ndeshja e parë u zhvillua të mërkurën pasdite në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku asnjëra prej skuadrave nuk arriti të shënonte.

Edhe pse ekipi ukrainas pati më shumë raste gjatë 90 minutave, futbollistet mitrovicase treguan organizim të mirë në mbrojtje dhe e përfunduan takimin me portën të paprekur.

Skuadra që do ta sigurojë kualifikimin do të përcaktohet pas ndeshjes së kthimit, e planifikuar për 1 shtator në Shkup.

Women’s Europa Cup po zhvillohet vetëm për herë të dytë dhe përbën nivelin e dytë të garave evropiane për klubet e futbollit të femrave. Kosova po merr pjesë për herë të parë në këtë kompeticion.

Mitrovica e fitoi të drejtën për të luajtur në Europa Cup pas paraqitjeve të suksesshme në UEFA Women’s Champions League. Në raundin e parë kualifikues të kësaj gare, kampionia e Kosovës kaloi në finale pasi mposhti kampionen e Moldavisë në gjysmëfinale, ndërsa më pas në finale triumfoi kundër kampiones së Bullgarisë.

Në raundin e dytë kualifikues të Champions League, skuadra mitrovicase pësoi humbje nga Brann i Norvegjisë. Megjithatë, fitorja ndaj Ferencvárosit të Hungarisë i mundësoi Mitrovicës të vazhdonte garat në Europa Cup.

Pas barazimit në ndeshjen e parë, kualifikimi mbetet i hapur dhe do të përcaktohet në duelin e kthimit në Shkup.

të fundit

Kim Kardashian përfiton vetëm 1 euro dëmshpërblim pas grabitjes së armatosur në Paris

Kim Kardashian është shpërblyer me vetëm 1 euro dëmshpërblim nga autorët e grabitjes së bujshme që e mbajtën nën kërcënimin…

15 seconds ago

Në prag të vendimit, qindra shqiptarë mblidhen pranë Gjykatës Speciale në Hagë

Pak metra larg Gjykatës Speciale, qindra shqiptarë janë mbledhur sonte në përkrahje të krerëve të UÇK-së, vendimi për të cilët…

3 minutes ago

Berisha: Former KLA leaders deserve only acquittal

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar për vendimin që pritet të shpallet nesër në Hagë ndaj…

4 minutes ago

Kurti meets Albanian leaders from the Valley and reiterates Kosovo’s support

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Zyrën e Kryeministrit përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës,…

4 minutes ago

NATO reaffirms unwavering commitment to Kosovo’s security

NATO ka rikonfirmuar se angazhiimi për sigurinë në Kosovë mbetet “i palëkundur”, duke theksuar se misioni paqeruajtës i saj, KFOR…

5 minutes ago

Investigation into Giorgos Mazonakis’ death focuses on a deleted photograph and an unidentified recipient

Hetimi për vdekjen e Giorgos Mazonakis po merr një tjetër drejtim. Policia greke është përqendruar te provat dixhitale të sekuestruara,…

6 minutes ago