Categories: sport

Mislav Karoglan, zgjedhja e Partizanit për pankinën: nga eksperienca në Ballkan te sfida për të nxjerrë “Demat e Kuq” nga kriza

Partizani ka emëruar Mislav Karoglanin në krye të pankinës. Ish-tekniku i Ballkanit në Superligën e Kosovës u prezantua sot nga klubi i kuq përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Për trajnerin kroat bëhet fjalë për një përgjegjësi të rëndësishme, pasi mbërrin në kryeqytet me misionin për të nxjerrë “Demat e Kuq” nga situata e vështirë.

Të lidhura

None found

Puna e Karoglanit te Partizani nis menjëherë, ndërsa debutimi i tij zyrtar në stol do të jetë ndaj Vorës, të dielën në orën 13:30. Emërimi i tij konfirmon gjithashtu prirjen e presidentit Gaz Demi për të zgjedhur trajnerë me eksperiencë në skuadra të vendeve të Ballkanit. I fundit që mori drejtimin e Partizanit ishte rumuni Florin Bratu.

Karoglan është 44 vjeç dhe e nisi karrierën te Hajduku i Splitit, ku fillimisht shërbeu si zëvendëstrajner. Qëndrimi i tij zgjati 3 muaj, ndërsa bilanci me skuadrën ishte befasues: 8 fitore dhe 4 barazime.

Eksperienca te Istra nuk shkoi sipas pritshmërive. Karoglan qëndroi vetëm tri javë në drejtimin e ekipit dhe u shkarkua pasi mori vetëm një pikë. Humbja 6-0 ndaj Rijekës rezultoi vendimtare për drejtuesit e klubit, të cilët vendosën t’i ndërpresin bashkëpunimin.

Në tetor të vitit 2023, kroati u rikthye te Hajduku i Splitit. Edhe pse ekipi ishte në garë për titullin, rezultatet në katër javët e fundit të kampionatit e zbehën situatën dhe sollën largimin e tij për herë të dytë.

Me Sheriff Tiraspolin në Moldavi, Karoglan pati një kapitull përgjithësisht pozitiv. Në 20 ndeshje, ai regjistroi 14 fitore dhe 6 barazime.

Një vit më parë, trajneri u transferua te Ballkani, ku zëvendësoi Orges Shehin. Nëse rezultatet nuk do ta kishin frenuar skuadrën në 5 javët e fundit të kampionatit, Karoglan do të kishte pasur mundësinë ta udhëhiqte atë drejt titullit.

Tashmë, mbi shpatullat e tij rëndon një sfidë edhe më e madhe. Ai duhet ta nxjerrë Partizanin nga momenti i vështirë, të rikthejë besimin në një grup të demotivuar dhe të ndërtojë projektin e tij duke bashkuar “copëzat” e skuadrës. Përballja me Vorën do të jetë ndalesa e parë dhe testi fillestar për trajnerin e ri të të kuqve.

të fundit

Horoskopi 9 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…

4 hours ago

Kamberi announces the Albanian coalition’s victory: 10 seats on the National Council

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…

4 hours ago

More than 200,000 people protest in Amsterdam against Israel, demanding an end to arms sales

Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…

4 hours ago

Disturbing discovery in Athens: Woman’s body found inside an abandoned suitcase; here’s what investigators suspect

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…

4 hours ago

There is no excuse for my actions”/ Nvidia CEO admits affair with Chinese woman as company launches investigation into espionage suspicions

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

4 hours ago

Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin

Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…

4 hours ago