sport

Mirlind Daku i siguron një pikë Rubin Kazanit përballë CSKA Moskës, merr çmimin ‘Lojtari i ndeshjes’

Rubin Kazani ka luajtur në udhëtim ndaj CSKA Moskës në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për xhiron e 27-të në elitën e futbollit rus dhe përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

Në këtë takim për 90 minuta u paraqit sulmuesi shqiptar Mirlind Daku i cili shkëlqeu me paraqitjen e tij në fushë.

Daku shënoi në minutën e 92-të të takimit për t’i fituar një pikë të vlefshme Rubin Kazanit në këtë takim.

Ky ishte goli i tetë i Dakut në 25 ndeshje të luajtura në Superligën e Rusisë teksa ka kontribuar edhe me katër asistime.

Për paraqitjen e tij fantastike në këtë ndeshje, Daku u vlerësua me notën 7.9 nga Sofascore.

Për 90 minuta sulmuesi shtatgjatë pati gjashtë goditje në drejtim të portës, katër duele të fituara dhe dy driblime të kompletuara.

Daku do të shpresojë që këtë formë pozitive ta vazhdojë edhe javën e ardhshme ku Rubin Kazani do të jetë nikoqir i Rostovit.

të fundit

Aksioni në Korçë/ Publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të Ramadan Zotos (VIDEO)

Këtë të premte, Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë…

5 seconds ago

Krim në familjen shqiptare në Greqi, 40-vjeçari vret bashkëshorten, lë pas 4 fëmijë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Volos të Greqisë, ku një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare,…

46 minutes ago

Forcat Operacionale aksion “blic” në Korçë, bie në pranga një person

Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë zhvilluar një aksion…

1 hour ago

Plagosja e 28-vjeçarit në Fresk/ Arrestohet një person, një tjetër shpallet në kërkim

Policia e Tiranës, ka arrestuar një person dhe ka shpallur një tjetër në kërkim, në kuadër të hetimeve për ngjarjen…

1 hour ago

A ishit edhe sot vullnetarisht në SPAK? Arbër Veliaj del nga SPAK, nuk prononcohet për mediat (VIDEO)

Vëllai i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbër Veliaj ka dalë nga ambientet e SPAK, pasi qëndroi vetëm 5 minuta…

2 hours ago

Kanosi kushëririn me armën e shërbimit, arrestohet punonjësi i Gardës (EMRI)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës së Shqipërisë, Inspektor Enis Keta,…

2 hours ago