Shqipëria do të luajë shanset e saj në nëntor, ku do të përballet fillimisht ndaj Andorrës në transfertë e më pas do të presë në Tiranë skuadrën e Anglisë, për të mbyllur kualifikueset e Botërorit.
Për “Panorama Sport”, ka folur sulmuesi i kuqezinjve, Mirlind Daku, i cili u shpreh se Shqipëria sheh veç nga ndeshja e radhës, duke e cilësuar njëkohësisht fitoren në Serbi si më të rëndësishmen në karrierë.
None found
Pesë fitore, dy barazime në shtatë ndeshjet e fundit. Si e sheh ecurinë e Kombëtares në këtë periudhë?
“Mendoj se vetë rezultatet tregojnë qartë punën që po bëjmë. Kemi kaluar një periudhë të mirë, me përkushtim dhe sakrifica, dhe kjo po reflektohet në fushë. Shpresoj që të vazhdojmë në të njëjtin ritëm edhe në dy ndeshjet e fundit, që ta mbyllim këtë cikël sa më bukur dhe t’i bëjmë të gjithë shqiptarët krenarë”.
Si e përjetove personalisht fitoren kundër Serbisë?
“Për mua është fitorja më e madhe në karrierën time. Duke marrë parasysh gjithçka, rrethanat, historinë e gjithçka tjetër, e konsideroj si fitoren më të bukur dhe të veçantë”.
Kosova ecën në një rrugë të ngjashme me Shqipërinë. Mendon se është gati për në play-off?
“Po, mendoj se Kosova e meriton plotësisht të jetë në garë për play-off. Uroj me gjithë zemër që ta realizojë këtë ëndërr, sepse do të ishte një arritje historike. Do të ishte fantastike që si Shqipëria ashtu edhe Kosova të ishin në një Kampionat Botëror”.
Kryeministri Edi Rama, ka folur për median Italiane “Italpress” për revoltat popullore që kanë shpërthyer në Shqipëri prej thuajse një…
Wolfgang Porsche, manjati austro-gjerman i sektorit të automobilave, duket se është tërhequr nga projekti për ndërtimin e një tuneli privat…
Komisariati Nr [...]Read More...
Një rimorkio është përmbysur në autostradën drejt Gjevgjelisë, me çka është shkaktuar dëm material, konfirmuan sot për MIA-n nga Sektori…
Komisioni Evropian ka paraqitur një propozim për ta zgjatur edhe me një vit, deri në mars të vitit 2028, statusin…
Nafta në tregjet globale ka pësuar rënie, duke zbritur në pikën më të ulët të regjistruar që përpara nisjes së…