Të mërkurën, në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”, Shqipëria do të ndeshet në miqësore ndaj kampionëve të europës, Italinë.
Gjyqtari kryesor i kësaj sfide do të jetë Genc Nuza, ku vetë gjyqtari nga Kosova e ka bërë të ditur në një postim në Facebook.
None found
Për Nuzën kjo është një tjetër ëndërr e realizuar për sa i përket karrierës së tij. Asistentët e tij do të jenë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, të cilët përfaqësojnë FFK dhe gjyqtar i katërt do të jetë Juxhin Xhaja.
Postimi i Genc Nuzës:
Të nderuar miq,
Jam tejet i lumtur që do të jem gjyqtar kryesor në ndeshjen miqësore, SHQIPËRI – ITALI e cila do të zhvillohet në njërin nga stadiumet më moderne të Evropës, Air Albania.
Ta përfaqësosh shtetin e Kosovës dhe FFK-në, në një ndeshje të këtij niveli është një tjetër ëndërr e realizuar dhe sukses i madh jo vetëm i imi por i gjithë futbollit kosovar në përgjithësi. Së bashku me asistentët Fatlumin, Bujarin dhe kolegët e nderuar nga Shqipëria do të japim më të mirën në këtë ndeshje.
Na priftë e mbara./ h.ll/albeu.com
Manchester United dhe Elseid HysajDitën e sotme po qarkullon masivisht në media informacioni se drejtori i Manchester United, Jason Wilcox,…
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka kritikuar deputetët opozitarë, duke i akuzuar se gjatë 12 orëve të seancës për…
Borussia Dortmundi po zhvillon një fillim të shkëlqyer të sezonit 2026/27, duke e mbajtur hapin me Bayern Munichun në Bundesligë.…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në emisionin Prime News24 se dosja hetimore ndaj ish-zv.kryeministres Belinda…
Juventusi dhe Napoli po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të sulmuesit të Manchester Unitedit, Joshua Zirkzee, gjatë afatit kalimtar të janarit.Sipas…
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali duke komentuar situatën e fundit…