Kombëtarja shqiptare rikthehet në stërvitje pas ndeshjes së Ligës së Kombeve ndaj Izraelit dhe po përgatitet për miqësoren e 13 qershorit me Estoninë. Skuadra do të zhvillojë një seancë stërvitore pasditen e sotme në kompleksin Tropikal në Durrës, ndërkohë që do të ketë ndryshime në listën e lojtarëve të gatshëm për ndeshjen e tretë të qershorit.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollistët Etrit Berisha, Nedim Bajrami, Ivan Balliu, Kristjan Asllani, Klaus Gjasula, Berat Gjimshiti, Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla dhe Kastriot Dermaku do të largohen nga grumbullimi dhe nuk do të jenë të gatshëm për sfidën me Estoninë. Ndërkaq, me ekipin janë bashkuar edhe pesë lojtarët e rinj të ftuar së fundmi, Arbnor Muçolli, Jon Mersinaj, Enis Çokaj, Simon Simoni dhe Kevin Haveri.
Ndryshimet janë bërë në mënyrë që stafi teknik dhe t’i jap minuta loje futbollistëve që nuk janë aktivizuar në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve si edhe për të provuar sa më shumë të rinjtë. Të dielën Kombëtarja do të zhvillojë edhe seancën zyrtare dhe konferencën për shtyp para miqësores më Estoninë, që luhet të hënën në stadiumin “Air Albania”, ora 18:00./ h.ll/albeu.com
Një konflikt ka ndodhur në një lokal në qytetin e Lezhës, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.…
Kylie Jenner tërhoqi vëmendjen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globe për më shumë se një arsye. Ndërsa ylli…
Gjykata e Tiranës, ka rrëzuar një kërkesë të Prokurorisë për vendosjen e sekuestros preventive të disa pasurive që kapin vlerën…
Në “Prime”-n e së premtes, Toney është eliminuar nga shtëpia e “Big Brother Vip Kosova” për herë të dytë, duke…
Tension pas “El Clasico”. Laporta dënon largimin e Mbappé, ndërsa Fermin dhe Cubarsí bëshen çështje me gjestet dhe fyerjet ndaj…
Ditën e sotme, shembja e rrugës në fshatin Bashaj, në një aks rrugor rreth 500 metra, ka detyruar Forcat Ajrore…