Categories: sport

Ministri Blerim Gashani përgëzon Gresa Bakraçin për arritjet: Kosova krenohet me kampionen e saj

Ministri i Sportit, Blerim Gashani, ka shprehur vlerësim të lartë për të arriturat e atletes nga Kosova, Gresa Bakraçi, e cila po vazhdon të spikasë në skenën ndërkombëtare me paraqitje të jashtëzakonshme.

Në një postim të tij, ai bëri të ditur se ka pasur kënaqësinë të takohet me kampionen kosovare, duke nënvizuar se rezultatet e saj pasqyrojnë përkushtimin, disiplinën dhe krenarinë që sportistët e Kosovës po e përfaqësojnë jashtë vendit.

Të lidhura

None found

Gashani kujtoi se Bakraçi është shpallur nënkampione në Kampionatin Evropian të Shteteve në zhvillim, të mbajtur në Monako, duke dëshmuar edhe një herë nivelin e saj elitar në atletikë.

“Në orët e para të mëngjesit, dita nisi me një nga ato takime që të kujtojnë pse sporti është më shumë se garë, është krenari, disiplinë dhe identitet kombëtar.

Me kënaqësi të veçantë takova kampionen tonë, atleten Gresa Bakraçi, e cila vazhdon të shkruajë histori për sportin e Kosovës me suksese të njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare.

Në Kampionatin Evropian të Shteteve në zhvillim në Monako, ajo u shpall nënkampione, duke konfirmuar nivelin e saj elitar në atletikë. Në Kampionatin Ballkanik në Volos, ajo fitoi 2 herë titullin nënkampione ballkanike dhe vendosi rekord shtetëror në 5000 metra, duke e bërë këtë paraqitje, një nga më të veçantat e saj. Ndërsa në “Challenge Meeting” në Celje, Slloveni, u shpall kampione dhe theu edhe një herë rekordin shtetëror në 1 milje.

Gresa Bakraçi po vazhdon të mbetet një nga figurat më të suksesshme të atletikës kosovare dhe një frymëzim i vërtetë për gjeneratat e reja.

Suksese të mëtejshme kampione!

Kosova është krenare me ty”, shkroi ai.

të fundit

Ky është vetëm hapi i parë”, Arteta paralajmëron pas fitores së Arsenalit ndaj Chelseat

Mikel Arteta beson se Arsenali ka potencialin të jetë edhe më i mirë se skuadra që sezonin e kaluar luftoi…

6 minutes ago

42 fires registered in open areas in Macedonia, five still active

Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar 42 zjarre, nga të cilat pesë janë aktive, pesë janë nën…

10 minutes ago

Uncovering the hidden network: how Serbian intelligence operates in Kosovo’s territory

Në pak më shumë se dy vjet, në Kosovë janë arrestuar disa persona nën dyshimin se kanë spiunuar për Agjencinë…

12 minutes ago

Prapaskena e transferimit: Real Madridi nuk e deshi Enzo Fernandezin

Real Madridi e kishte refuzuar interesimin për Enzo Fernandezin, ndërsa Manchester City përfitoi nga situata dhe e finalizoi transferimin e…

18 minutes ago

Anak Krakatau eruption paralyzes flights in Indonesia, more than 2,000 canceled

Shpërthimi i vullkanit Anak Krakatau në Indonezi ka shkaktuar kaos në transportin ajror, duke lënë rreth 270 mijë pasagjerë të…

19 minutes ago

AfD triumphs in Saxony-Anhalt, but without an absolute majority: dilemmas for the government and pressure on Merz

AfD ka shënuar një fitore dërrmuese në zgjedhjet në Saksoni-Anhalt, duke marrë rreth 44% të votave dhe duke dyfishuar rezultatin…

19 minutes ago