Categories: sport

Milionat e Spartakut, faktori kryesor që e bindi Dakun të qëndrojë në Rusi

Oferta e majme financiare duket se ka luajtur rol vendimtar në zgjedhjen e Mirlind Dakut për ta vijuar karrierën në kampionatin rus.

Të lidhura

None found

Futbollisti kosovar është shumë pranë largimit nga Rubin Kazani për t’iu bashkuar Spartak Moskës, transferim nga i cili pritet të sigurojë të ardhura të konsiderueshme në vitet e ardhshme.

Sports.ru, duke iu referuar raportimeve të mediave ruse, shkruan se Daku do të fitojë afërsisht 3.75 milionë euro për sezon. Paga e tij fikse do të jetë 2.5 milionë euro, kurse 1.25 milionë euro të tjera do t’i jepen çdo vit si shpërblim për besnikërinë ndaj klubit.

Vetëm për hedhjen e firmës në kontratën me Spartakun, sulmuesi 27-vjeçar do të marrë gjithashtu një bonus prej 1.5 milionë eurosh.

Palët pritet të nënshkruajnë një marrëveshje trevjeçare, e cila do të përmbajë mundësinë e zgjatjes edhe për një sezon. Në rast se kontrata përmbushet deri në përfundim, përfitimet e Dakut mund të arrijnë në 16.5 milionë euro, duke e kthyer këtë lëvizje në një nga marrëveshjet më fitimprurëse të karrierës së tij.

Për ta realizuar transferimin, Spartak Moska pritet të paguajë klauzolën e lirimit prej 11 milionë eurosh që sulmuesi ka në marrëveshjen e tij me Rubin Kazanin.

Daku bënte pjesë ndër lojtarët me pagën më të lartë edhe te Rubini, por kalimi në radhët e Spartakut do t’i sjellë përfitime financiare edhe më të mëdha.

Sidoqoftë, afrimi i sulmuesit kosovar ka shkaktuar pakënaqësi te një grup tifozësh të Spartak Moskës, të cilët e kanë kundërshtuar publikisht transferimin e tij.

të fundit

Rama i kundërpërgjigjet gjyqtarit për buxhetin: E pabesueshme ta kuptosh kështu pavarësinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për diskutimet që lidhen me magjistratët dhe fondet e sistemit të drejtësisë, pas një…

8 minutes ago

Bayern Munich merr tri pikë pas një përballjeje të vështirë ndaj Elversbergut

Bayern Munich ka shënuar një fitore të vështirë në udhëtim te Elversberg.“Bavarezzët” arkëtuan pikët e plota me një triumf me…

19 minutes ago

Me dhjetë lojtarë, Man City triumfon ndaj Unitedit në “Old Trafford

Manchester City ka regjistruar një fitore të madhe në udhëtim te rivali United, në kuadër të xhiros së katërt në…

25 minutes ago

Shehaj për debatet mbi pagat e magjistratëve: Rama u tërhoq pasi mendoi se do të kontrollonte drejtësinë

Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj, ka reaguar në lidhje me situate e krijuara për pagat e gjyqtarëve, dhe përplasje…

32 minutes ago

Kurti i kërkon PDK-së të propozojë kandidatin për nënkryetar të Kuvendit

Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për bashkëpunim në Kuvend, duke kërkuar…

33 minutes ago

VAT cut expected to lower diesel prices by 2 denars

Qeveria solli Vendim për uljen e TVSH-së nga 18% në 10%, me qëllim zbutjen e drejtpërdrejtë të rritjes së madhe…

36 minutes ago