Portieri i Milan-it, Tatarusanu ishte vendimtari i ndeshjes me performancën e tij. Rumuni u shpreh mjaft i lumtur për atë pritje dhe tha se ishte penalltia më e bukur e pritur për të .
“Kam pritur shumë penallti në jetën time por ajo ndaj Lautaros është më e bukura. Të presësh një penallti në derbin e Milanos është një ndjesi që jo të gjithë portierët e përjetojnë. Nuk e dija që në 40 vitet e fundit asnjë portier I Milan-it nuk kishte pritur një penallti në derbi dhe kjo gjë e bënë akoma më të bukur pritjen time.
Lautaron e kisha studiuar shumë disa ditë para ndeshjes, e dija shumë mirë që ai është i rrezikshëm brenda zonës, i shpejtë dhe teknik por shumë dinak dhe kjo e bënë akoma më të rrezikshëm. Goditja e tij ishte shumë e fortë dhe e saktë, nuk e besova që kisha arritur të prisja atë penallti të goditur në mënyrë perfekte”, është shprehur portiere rumun i Milan-it./h.ll/albeu.com
Turqia do të ndërhyjë menjëherë për të ndaluar çdo përpjekje për të copëtuar Sirinë dhe për të parandaluar çdo përpjekje…
Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës e Kroacisë (SOA) vlerëson se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbeten të paqëndrueshme dhe se,…
Ministria e Jashtme e Iranit tha të martën se rivendosja e sanksioneve do të krijonte ndërlikime të panevojshme dhe do…
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po vijon kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i…
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Livadhja të Vlorës ku një 49-vjeçar ka rënë në pranga të…
Kim Kardashian njihet për interesin e veçantë për veshjet e shtrenjta dhe çantat zënë një vend të veçantë në gardërobën…