Categories: sport

Milani triumfon 3-2 ndaj Atalantës në një ndeshje me pesë gola

AC Milani fitoi në shtëpi ndaj Atalantës, në takimin e vlefshëm për javën e shtatë të Serie A, duke siguruar të gjitha pikët pas një përballjeje të luftuar deri në fund.

Christian Pulisic e dërgoi topin në rrjetë në fillim të ndeshjes, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Të lidhura

None found

Gonçalo Ramos zhbllokoi rezultatin për Milanin në minutën e 24-t, duke shënuar nga pika e bardhë. Pak para pushimit, Adrien Rabiot dyfishoi epërsinë me një goditje të bukur pas asistimit të Moreiras, në minutën e 43-të.

Në minutën e 57-të, Mario Gila realizoi me kokë pas harkimit të Rabiot dhe e çoi rezultatin në 3-0.

Atalanta reagoi, por nuk arriti ta shmangte humbjen. Gianluca Gaetano shënoi për mysafirët nga afërsia në minutën e 67-të, ndërsa Raoul Bellanova ngushtoi diferencën me një goditje të fuqishme në minutën e 82-të.

Pas këtij rezultati, Milani renditet i katërti me 15 pikë, kurse Atalanta ndodhet në vendin e 10-të me nëntë pikë.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

4 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

4 hours ago