Categories: sport

Milani siguron akordin paraprak me Antonio Silvën pas lëvizjes për Gonçalo Ramos

Burime nga Italia raportojnë se Milani ka gjetur tashmë gjuhën e përbashkët në parim për kushtet personale me Antonio Silvën, mbrojtësin qendror 22-vjeçar të Benficës. Njësoj si Gonçalo Ramos, edhe ai menaxhohet nga super-agjenti portugez Jorge Mendes.

Të lidhura

None found

Pas një periudhe njëmujore paqartësish që pas mbylljes së sezonit zhgënjyes 2025/26, kur klubi mbeti përkohësisht pa trajner, drejtor sportiv, drejtor teknik dhe drejtor ekzekutiv, merkatoja e Milanit ka marrë ritëm të fortë gjatë kësaj jave.

Kuqezinjtë kanë finalizuar një marrëveshje rekord në historinë e klubit për afrimin e sulmuesit portugez Gonçalo Ramos, një operacion që, sipas Fabrizio Romanos, mund të shkojë deri në 74 milionë euro, pa llogaritur bonuset.

Ndërkohë, janë shtuar zërat se Milani, që tani drejtohet nga trajneri portugez Ruben Amorim, mund të afrojë edhe lojtarë të tjerë që përfaqësohen nga Jorge Mendes.

Në listën e emrave të përmendur bëjnë pjesë Antonio Silva i Benficës, Marc Casado i Barcelonës dhe Francisco Trincao, anësori i Sporting Lisbonës.

Sipas gazetarit Nicolo Schira, Milani ka arritur një akord parimor me Antonio Silvën për aspektin personal të marrëveshjes. Mbrojtësi është i përgatitur të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me kuqezinjtë, e cila do ta mbajë atë në klub deri në verën e vitit 2031.

Raportimet e së dielës bëjnë të ditur se kontaktet mes Milanit dhe Benficës po vazhdojnë, ndërsa klubi italian është gati të dorëzojë ofertën zyrtare.

Nga ana tjetër, sipas Gazzetta dello Sport, Benfica vlerëson kartonin e Antonio Silvës në rreth 20 milionë euro.

Për 22-vjeçarin ka interes edhe nga një klub i Arabisë Saudite, si dhe nga dy ekipe të Ligës Premier.//

të fundit

AUDIO/ Salianji publishes recording and accuses Albert Nushi of manipulating protesters

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar një përgjim që, ngre dyshime për manipulime të kryera nga Albert Nushi,…

7 hours ago

Conceicao rrëfen përvojën në Arabinë Saudite: Shkova për paratë

Sergio Conceicao ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për periudhën e kaluar te Al-Ittihad, duke kritikuar kulturën e punës,…

8 hours ago

AUDIO/ Salianji publikon përgjimin dhe akuzon Albert Nushin për manipulim të protestuesve

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar një përgjim që, ngre dyshime për manipulime të kryera nga Albert Nushi,…

8 hours ago

Hoffenheim i kushton fitoren ndaj Borussia Monchengladbachut Albian Hajdarit

Hoffenheim mori një fitore të madhe në udhëtim te Borussia Monchengladbach, duke qenë e para këtë edicion si mysafir.Skuadra gjermane…

8 hours ago

Real Madridi mposht bindshëm Sevillan dhe i dërgon sinjal Barcelonës

Real Madridi ka regjistruar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Sevillas, në kuadër të xhiros së nëntë në La…

8 hours ago

Milan tense: 160 arrested within four hours, damage and looting in the city center

Të paktën 160 arrestime janë bërë në Milano në katër orët e fundit për incidentet e reja që ndodhën në…

8 hours ago