Klubi italian, Milani thuhet se ka hapur bisedimet me Barcelonën për huazimin e mbrojtësit Clement Lenglet në afatin kalimtar të janarit.
Rosonerët pritet të mirëpresin një qendërmbrojtës të ri në afatin kalimtar të dimrit, por sipas Calciomercato.com, ata madje mund të nënshkruajnë dy mbrojtës muajin e ardhshëm.
None found
Trajneri Stefano Pioli nuk ka opsione në prapavijë me Fikayo Tomori si i vetmi qendërmbrojtës në formë aktualisht.
Milani tashmë ka hapur bisedimet me Arsenalin për Jakub Kiëior dhe po mendon kthimin e Matteo Gabbia nga huazimi i tij në Villarreal, por në radarin e kuqezinjve ka hyrë edhe mbrojtësi i Barcelonës, Lenglet.
Mbrojtësi francez është aktualisht në huazim në Aston Villa, por ka bërë vetëm pesë paraqitje në Ligën e Konferencës këtë sezon dhe nuk ka bërë ende debutimin e tij në Ligën Premier.
Barcelona është e hapur për të diskutuar një huazim në San Siro për Lenglet, por Milani ka nevojë që katalanasit të paguajnë një pjesë të pagës së tij prej gjashtë milionë euro në vit në pjesën e dytë të sezonit dhe të marrin dritën jeshile nga Aston Villa për transferimin e përkohshëm të 28-vjeçarit. /Telegrafi/
Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…
Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…
Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…
Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…
Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…