Sipas TodoFichajes, Milani është në rrugën e duhur për nëshkrimin me Renato Sanches gjatë verës.
“Kuqezinjtë” tentuan ta trasferonin lojtarin gjatë merkatos së dimrit të kaluar, por refuzimi i Lille mbylli çdo negociatë.
None found
Disa muaj më vonë, me kontratën e portugezit që skadon në 2023, klubi francez është detyruar të shesë dhe këtë e ka pranuar edhe presidenti Oliver Letang:
“Ne kemi biseduar për këtë temë dhe tashmë e kemi diskutuar drejtpërdrejt me të. Nëse vjen një ofertë nga një klub i madh, Renato mund të largohet . Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Por tani për tani, ai është me ne dhe është i lumtur që është këtu. Ne pamë se ai kishte treguar një nivel interesant të performancës gjatë rikthimit të tij nga lëndimi në fund të sezonit, por edhe në Kampionatin Evropian me Portugalinë.”.
Sipas burimeve, transferimi mund të mbyllet për një shifër prej 25 milion euro. Portugezi do të mbërrijë në Milano për të zëvendësuar Frank Kessie i cili do të largohet në fund të sezonit. /albeu.com
Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…
Alban Xhaferi, Presidenti i VllaznisëVllaznia pritet që së shpejti të ketë një kompleks modern sportiv, i quajtur ndryshe “Vllaznia Elite…
Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë.…
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…