Milani raportohet se është i interesuar të negociojë një marrëveshje huazimi me Real Madridin për Arda Gulerin, në mënyrë të ngjashme me marrëveshjen e huazimit që kishin për Brahim Diaz.
Mesfushori i ri turk u transferua në Madrid gjatë verës për një tarifë prej 20 milionë eurosh, përfshirë deri në 10 milionë euro bonuse dhe një klauzolë shitjeje prej 20% për ish-klubin e tij Fenerbahçe, transmeton Gazeta Express.
Milani është i interesuar dhe mund të jetë i gatshëm t’i propozojë një marrëveshje huazimi Real Madridit në verë.
Sipas “Calciomercato”, “Rossonerët” duan t’i ofrojnë një fillestare huazimi për një sezon, siç ishte rasti me Brahim Diaz, ata mund të jenë të interesuar t’i ofrojnë Gulerit një shtëpi të përkohshme në “San Siro” për disa sezone.
Diaz fillimisht u bashkua me një huazim një sezon nga Real Madridi në verën e vitit 2020, e më pas klubi italian negocioi një marrëveshje të re huazimi edhe për dy sezone, e cila përfshinte gjithashtu një opsion për ta blerë, por që lojtari vendosi pastaj të kthehet në kryeqytetin spanjoll.
Ndryshe, Arda Guler ka kontratë të vlefshme me “Los Blancos” deri më 30 qershor 2029. /Gazeta Express/
Ditën e fundit të këtij viti, vendi ynë do të përjetojë mot tipik dimëror, i karakterizuar nga temperatura të ulëta…
Viti 2025 u shënua nga disa ngjarje të rënda kriminale që tronditën publikun dhe rendin në vend. Gjatë periudhës 1…
Dashi Sot do ja kaloni aq mire ne krahët e atij qe keni ne krah saqë do ju duket sikur…
Gjatë prime-t të sotëm u diskutua marrëdhënia mes Selin, Mirit dhe Lornës. Miri dhe Lorna kanë deklaruar se njihen më…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se një vizitë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Ukrainë do të ishte e…
Banori Ilir Vrenozin ka marrë një surprizë natën e sotme ku i është dhënë mundësia të flasë në telefon me…