Supersfida e javës së 18-të të Serisë A, mes Milanit dhe Napolit dhuroi emocione dhe polemika teksa të kaltërit u imponuan 1-0 por ekipi që fiton më shumë është Interi kryesues që tashmë e shikon veten 4 pikë larg ndjekësve në tabelë.
Në “San Siro”, Milani vinte me shumë mungesa për shkak dëmtimesh dhe menjëherë që në minutën e 5’ pëson një gol nga goditje këndi nga Elif Elmas.
Sfida gjithdesi edhe pse u zhbllokua herët, ishte e ekuilibruar dhe të dyja ekipet krijuan për të shënuar. Milani insistoi më shumë edhe me mbajtjen e topit por vetën në një rast me Ibrahimoviç me kokë iu afrua barazimit.
Gjithsesi në pjesën e dytë pati më shumë emocione ku menjëherë Ibrahimoviç me një të majtë potente vë në prove Ospinan dhe sërish portieri i kaltër i mohion golin Messias në 52’.
Napoli u përgjigj me Petagnan që gabon për të dyfishuar rezultatin teksa sërish Messias shpërdoron një rast në 68’.
Në 89’ Milani arrin të barazojë rezultatin me Kessie por VAR ia anulon për pozicion të parregullt.
1-0 mbyllet sfida për Napolin që reagon pas dy humbjeve radhazi duke u ngjitur në vend të dytë me pike të barabarta me Milanin.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet dashurore sot do ndiheni të mbështetur dhe do keni…
Al Sharjah e ka nisur me fitore kampionatin në Emiratet e Bashkuara Arabe. Rei Manaj luajti nga minuta e parë,…
Qeveria e Serbisë ka bërë të ditur se ia ka përfunduar mandatin Igor Popoviçit, i cili mbante pozitën e ndihmësdrejtorit…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lungomare të Vlorës, ku një automjet tip Mercedes ka përplasur një vajzë…
Pippo Baudo ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Mediat italiane bëjnë me dije se lajmi është konfirmuar nga këshilltari i…
Izraeli ka njoftuar të shtunën se po përgatitet të zhvendosë civilët palestinezë nga zonat e luftimeve në jug të Gazës,…