Milan-Napoli është çerekfinalja e tëra italiane e Ligës së Kampionëve.
Dy skuadrat do të përballen për të avancuar më tej, megjithatë prilli do të jetë një muaj që do ta ofrojë plot tre herë këtë sfidë.
Kjo pasi që më datën 2, pas ndërprerjes së kampionatit, Milani do të jetë mysafir në “Diego Armando Maradona”, për t’u përballur me të kaltrit në një sfidë të vlefshme për Serinë A.
Natyrisht një takim shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë, që garojnë për një vend në zonën Champions, por jo aq për napolitanët, që kanë një diferencë të konsiderueshme në krye të renditjes.
Më pas do të vijnë dy përballjet për Championsin, me sfidat që do të luhen më 12 prill në “San Siro” dhe 18 prill në Napoli.
Tre përballje në harkun e 16-17 ditëve, natyrisht që do të prodhojnë jo pak spektakël.
Napolitanët shihen si të favorizuar, nisur nga forma e shkëlqyer që po kalojnë këtë sezon, megjithatë vetë Spalletti e pranoi se historia e Milanit në Champions, mund të bëjë diferencën.
Sot, më 26 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.5 lekë dhe shitet me 84 lekë. Euro, blihet me 96.6…
Ditën e sotme vendi ynë, sipas Shërbimii Meteorologjik Ushtarak, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i…
Shqipëria është vendi me mbështetjen më të ulët sa i takon përfitimeve sociale të familjeve në nevojë. Një raport i…
Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…
Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…