sport

Mikel Arteta zbulon se çfarë ka mësuar më së shumti nga Jurgen Klopp

Sot (e diel) Arsenal dhe Liverpool do të ndeshen në atë që pritet të jetë një duel i zjarrtë në “Emirates”, duke marrë parasysh luftën e ngushtë për titull kampion.

Para ndeshjes në konferencën për shtyp, ka folur edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i cili ndër të tjerash ka thënë se ka marrë ‘shumë gjëra’ nga epoka e Jurgen Kloppit tek Liverpooli.

“Shumë gjëra. Veçanërisht identitetin që ka ekipi i tij, identiteti që klubi ka”, ka thënë Arteta kur u pyet se çfarë ka mësuar nga gjermani.

“Është shumë e qartë. Ai është dikush që është i vendosur që të lë shenja në klub. Ekipi ka qëllime të qarta dhe sjellje të mira, pa marrë parasysh se cili lojtar luan. Mua më pëlqen gjithçka që ai ka arritur tek Liverpooli”, është shprehur tekniku spanjoll.

Klopp tashmë ka njoftuar më herët se në fund të sezonit do të largohet nga Liverpooli, klub ky të cilin e ka udhëhequr që nga viti 2015.

Gjatë kësaj kohe ai i ka udhëhequr “Të Kuqtë” drejt titullit të Ligës Premier, Ligës së Kampionëve, FA Cup.

Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar në “Anfield” mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa së fundmi ndeshja e luajtur në kuadër të FA Cup, i takoi Liverpoolit të cilët fituan me rezultat 2-0./Telegrafi/

të fundit

Emmanuel Macron nuk dorëzohet përpara Trump: Preferoj sundim ndaj brutalitetit dhe respekt ndaj ngacmuesve

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të martën se Evropa nuk do t'u dorëzohet ngacmuesve dhe as nuk do të frikësohet,…

12 minutes ago

“Do ta shihni se sa larg do të shkoj me Groenlandën!”, Trump ironizon liderët evropianë: Kur s’jam pranë, Macron, Merz dhe Starmer bëhen të ashpër

Presidenti amerikan Donald Trump e hapi konferencën për shtyp duke shfletuar një pirg dokumentesh, një dosje voluminoze që e mbante…

37 minutes ago

“Rasti i saj, vë në pikëpyetje procesin e vettingut”, Klodiana Lala: Irena Gjoka nuk mund ta ushtrojë më profesionin e gjyqtares, është e shantazhueshme

Pasi Prokuroria e Përgjithshme, verifikoi se Irena Gjoka, ka fshehur dënimin në Greqi, gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se gjyqtarja…

1 hour ago

“Eja më tako pa merak”/ Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e saj më prenë rrugën me makinë

Brikena dhe Mateo kanë treguar më shumë nga historia e tyre e njohjes 4 vite më parë. Mateo është shprehur…

1 hour ago

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, policia jep detaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, kur rreth orës 19:00, është gjetur i vetëvarur shtetasi D. Muçenji, 31…

2 hours ago

“Nuk na ka ardhur asnjë shkresë”/ KLGJ kthen përgjigje për gjyqtaren Irena Gjoka

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ ka reaguar zyrtarisht lidhur me njoftimin e Prokurorisë sa i përket gjyqtares së GJKKO Irena…

2 hours ago