sport

Mijëra tifozë në prezantimin e Lewandowskit: I lumtur, çdo ndeshje në “Camp Nou” do jetë magjike

Ditën e sotme është prezantuar zyrtarisht Robert Lewandowski para mijërave tifozëve. Të prnishëm në “Camp Nou” ishin jo pak por 30 mijë tifozë të cilët panë nga afër sulmuesin pokal.

Fjalët e para të polakut ishin në dialektin katalan: “Estic molt content” (jam shumë i lumtur), duke shtuar: “Faleminderit shumë”.

Të lidhura

None found

Sulmuesi polak, më pas foli në anglisht, duke pranuar se është nder të jesh lojtar i Barcelonës: “Ka qenë një rrugë e gjatë, por në fund jam këtu. Jam shumë i lumtur. Jam i sigurt që do të shënoj shumë gola në këtë stadium. Pres mbështetjen tuaj”, – u tha ai tifozëve.

Përpara një turme të tillë, Lewandowski pranoi se “është e pabesueshme të shohësh kaq shumë tifozë në këtë stadium. Është shumë e veçantë për mua. Jam i sigurt se çdo ndeshje në “Camp Nou” do të jetë magjike. Shpresoj të fitojmë tituj. Unë e di që tifozët do të vijnë në stadium të dielën për të na dhënë mbështetjen e tyre. Jam i sigurt se ndeshjen e fundit para fillimit të sezonit ata do të vijnë për të na brohoritur, është shume e rëndësishme”.

Befasia e madhe ishte fanella me numër 9, e cila në sezonin e fundit është mbajtur veshur nga Memphis Depay, i cili nuk është larguar ende nga Barcelona./ h.ll/albeu.com

 

të fundit

Onur Çakici merr zyrtarisht detyrën si zëvendëskomandant i KFOR-it

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kryesoi ceremoninë e dorëzimit të detyrës për postin e zëvendëskomandantit në selinë e KFOR-it.…

2 minutes ago

Vushtrria rikthehet në fushë përballë Dritës pas marrëveshjes me kryesinë

Futbollistët e Vushtrrisë do të rikthehen në fushë për ndeshjen e radhës ndaj Dritës, pas bojkotimit të përballjes me Ballkanin,…

5 minutes ago

Haxhiu u bën thirrje grave të mos i shtyjnë kontrollet për kancerin e gjirit

Grave iu bëhet thirrje për kontrolle të rregullta për kancerin e gjirit — Klan Kosova [...]Read More...

10 minutes ago

ADN-ja lidh Ted Bundy-n me vrasjen e Melissa Ann Smith, më shumë se 50 vjet pas ngjarjes

Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…

11 minutes ago

Taravari: Ka ardhur momenti për ndryshimet kushtetuese dhe hapa të mëtejshëm drejt integrimit evropian

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…

13 minutes ago

Punonjësja e parkut të kafshëve të egra në Holandë humb jetën pas sulmit nga pantera

Një punonjëse e një parku të kafshëve të egra në jug të Holandës ka ndërruar jetë nga plagët e marra…

28 minutes ago