Dita e sotme është e veçantë për të gjithë tifozët e Formula 1 dhe specifikisht për ata, të cilët kanë nisur që të ndjekin këtë sport kur finishin e kalonte shpesh herë i pari Michael Schumacher.
Si sot 12 vite më parë “Kaiseri” pësoi aksidetin tragjik në pistën e skive në Meribel. Dëmtimet e pësuara në kokë kanë kushtëzuar jetën e tij, për të cilën tashmë dihet shumë pak.
Familja e shtatë herë kampionit të botës në Formula 1 ka mundur që të mbajë larg syve të publikut gjendjen në të cilën ndodhet ish-piloti.
Në këtë përvjetor të hidhur ka dhënë opinionin e vet edhe Richard Hopkins, i cili përpara se të punonte për Red Bull dhe McLaren ka qenë pjesë e stafit të pilotit gjerman në kohën kur ky i fundit ishte aktiv në Formula 1.
“Nuk mendoj se do të kemi më mundësi që të shikojmë në publik Michal-in. Nuk ndihem komod të flas për këtë çështje pasi familja e tij me të drejtë ka preferuar që ta mbajë larg syve të publikut”, tha Hopkins. Ky i fundit pranoi se detajin e vetëm që mund të nxirrte nga jeta private e Schumacher ishte se ish-piloti gjerman po ndiqej nga një mjek personal nga Finlanda.
DASHI Në këto orë të mesit të shkurtit, ju ndjeni thirrjen e aventurës: energjia juaj është në kulmin e saj…
Instituti i Gjoeshkencave, në një parashikim të situatës metereologjike, bën me dije se ditën e nesërme, reshjet e dëbores pritet…
Ndryshimet në vendimin për klasifikimin e funksioneve dhe strukturën e pagave parashikojnë që kufiri i pagës bazë mujore për punonjësit…
Ata vuajtën bashkë, ata u rritën bashkë në kampet e Sirisë ndërsa sot motër e vëlla janë bashkë në Shqipëri.…
GREQI- Një sherr mes dy vëllezërve në Kretë ka degraduar me përdorimin e thikës. 67-vjeçar ka humbur jetën pasi u…
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin e protestës së…