Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula ka folur në prag të ndeshjes që kuqezinjtë do të luajnë të hënën përballë Lihtenshtejnit. Gjasula shprehet mjaft pozitiv, madje shton se janë përgatitur shumë për këto 2 miqësore.
“Normalisht që tani jemi në fazën përgatitore dhe tashmë po bëhemi gati për këto dy ndeshje. Atmosfera është e mirë, por sigurisht kapiteni i duhet çdo ekipi. Tashmë do vijë me një fitore të rëndësishme dhe ai do të vijë me frymëmarrje të re dhe të mirë ashtu siç na duhet. Ne po e presim.
Unë në përgjithësi jam mesfushor, por do të vendosë trajneri sa minuta do të na japë. Ai do t’i menaxhojë të gjitha këto gjëra, por unë jam këtu për të dhënë maksimumin dhe për të ndihmuar ekipin. Le të shohim se çdo të ndodhë në të ardhmen.
Kemi prap ndeshje bashkë, nuk ka rëndësi se çfarë kundërshtarësh kemi. Në mars kishim rivalë të fortë, tani s’janë aq të fortë. Por objektivi në këto dy ndeshje është të shohim se çfarë kemi përgatitur në këto stërvitje të zhvilluara.
Europiani është gjithmonë diçka e veçantë. Mezi po presim ditët që të kalojnë. Jemi përgatitur mirë, po stërvitemi që të jemi gati. Në Gjermani kam tifozë më shumë, pasi kam edhe shokët e skuadrës që do të më ndjekin”, është shprehur Klaus Gjasula.
Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni…
Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, përcolli një mesazh të fortë dhe emocionues gjatë Fest 64, duke…
Bologna ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive.…
Gazetari Artan Hoxha foli mbi dosjen Balluku, mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”. Teksa po shprehej mbi korrupsionin e Ballukut…
Pas paraqitjes së tyre të përbashkët që surprizoi publikun në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Nora Istrefi dhe Robert…
Kombet e Bashkuara dënuan të enjten Uashingtonin për përshkallëzimin e "hakmarrjes" kundër institucioneve ndërkombëtare pasi administrata Trump vendosi sanksione ndaj…