Lionel Messi udhëhoqi Argjentinën drejt një përmbysjeje mbresëlënëse në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndaj Anglisë, e cila përfundoi me rezultat 2-1. Ikona argjentinase regjistroi dy asistime, për Enzo Fernandez dhe Lautaro Martinez.
None found
Me këtë triumf, Argjentina ka rezervuar për herë të dytë rresht vendin në finalen e Kupës së Botës. Përballë do të ketë Spanjën, në ndeshjen që zhvillohet të dielën, më 19 korrik, duke nisur nga ora 21:00 në “MetLife Stadium”.
Në prag të finales, Messi është shprehur me vlerësim për përfaqësuesen La Roja, duke theksuar cilësitë e lojtarëve, mënyrën e tyre të lojës dhe praninë e futbollistëve të Barcelonës në skuadër.
“Bëhet fjalë për një skuadër të jashtëzakonshme, me futbollistë të shkëlqyer dhe një mënyrë shumë të mirë loje, një ekip që e njoh mirë”, ka deklaruar fillimisht ylli argjentinas.
“Ata ndjekin një filozofi futbolli dhe prej shumë vitesh luajnë në të njëjtën mënyrë, ndërsa unë i njoh lojtarët e tyre”.
“Kam luajtur më parë kundër shumë prej tyre dhe vazhdoj t’i ndjek edhe tani”.
“Disa prej tyre janë pjesë e Barçës, një klub që e kam dashur gjithmonë dhe që vazhdoj ta ndjek. Do të jetë një përballje e veçantë dhe shumë e ekuilibruar”, ka përfunduar Messi.
Skuadra e Juventusit po përgatit një ofertë për sulmuesin e Monacos, Folarin Balogun, të cilin po e sheh si përforcim…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se Ukraina ka ndërmarrë një sulm ndaj urës strategjike që lidh gadishullin e Krimesë…
Kulmohen sot festimet treditore në Greqi në 53 vjetorin e kryengritjes studentore të Politeknikumit kundër juntës ushtarake. [...]Read More...
E ardhmja e Bruno Fernandesit duket gjithnjë e më larg Manchester Unitedit, pasi mesfushori portugez ka refuzuar ofertën e dytë…
Trupi i pajetë i Ermal Lulajt, shefit të Krimeve të Vlorës, ka mbërritur në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë…
Shqiptarit Brajan Gruda i kanë mjaftuar dy ndeshje për t’u shndërruar në yll të madh të Kombëtares së Gjermanisë. Gruda…