sport

Messi te Barcelona? Flet Laporta pas takimit me babain e “pleshtit”

Lionel Messi duhet të mendojë seriozisht për të ardhmen e tij pasi kontrata me klubin francez i skadon në fund të këtij sezoni.

Aludimet për një rikthim të Messit te Barça kanë qenë të shumtë, ndërsa ditën e sotme Presidenti i “katalanasve”, Joan Laporta e ka pranuar haptazi se është takuar me babain e 7 herë fituesit të “Topit të Artë”, madje ka treguar dhe detaje nga biseda.

“Nuk ishte vendim i lehtë për t’u ndarë me Messin, por u desh të bëja një zgjedhje. Në fund duhej të vendosja institucionin të parin. Më vjen shumë keq por institucioni vjen para të gjithëve. Takimi me babain e Messit? Është e vërtetë që jemi takuar, e urova për triumfin e Argjentinës në Botëror. Por, nuk dua të flas shumë për një lojtar të PSG.

Nuk është se folëm shumë rreth rikthimit të Messit, më shumë zhvilluam një bisedë për atë që përfaqëson Messi për Barçën dhe mundësinë e një nderimi për të pasi është lojtari më i mirë në historinë e klubit”,- tregoi Laporta mbi takimin me babain e “pleshtit”.

të fundit

Shkëlqeu me gol e asist si dhe goditi shtyllën, Anis Mehmeti vlerësohet sërish më i miri i ndeshjes në Angli

Anis Mehmeti shkëlqeu dje me Bristol Sitin, që fitoi 0-3 në transfertën e Shefilld Junajtid. Sulmuesi shqiptar shënoi gol si…

1 minute ago

Ambasadori i Ukrainës pëson infarkt në Voskopojë, niset me urgjencë drejt Tiranës

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, ka pësuar një infarkt në fshatin turistik të Voskopojës, në qarkun e Korçës.…

20 minutes ago

Përplasi dy makinat e parkuara dhe plagosi një grua, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

Një aksident është regjistruar në rrugën “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Vlorës, ku një drejtues mjeti në gjendje të dehur…

33 minutes ago

Sulme izraelite në Gaza, 32 të vrarë, mes tyre edhe 12 fëmijë

Një breshëri sulmesh ajrore, ka lënë të vrarë të paktën 32 persona në mbarë Qytetin e Gazës, raportoi stafi mjekësor…

41 minutes ago

Tubim masiv kundër emigracionit në Londër/ Nga plagosjet e oficerëve te arrestimet dhe ndërhyrja e Elon Musk, çfarë ndodhi në protestën “Unite the Kingdom” (VIDEO)

Në një postim të mëvonshëm në rrjetet sociale, u shpreh forca e kryeqytetit britanik,  u shpreh se; gjatë protestave të…

2 hours ago

Operacioni kundër firmave piramidale online/ Zbardhet skema, si funksiononte rrjeti i mashtrimit, identifikohen të arrestuarit (EMRAT)

Mbrëmjen e djeshme, policia e Fierit, zhvilloi një operacion të gjerë në lidhje me skemat mashtruese të firmave piramidale online,…

2 hours ago