PARIS, FRANCE - NOVEMBER 20:Leo Messi of PSG rounds the bend during the Ligue 1 Uber Eats match between Paris Saint Germain and FC Nantes at Parc des Princes on November 20, 2021 in Paris, France. (Photo by Jose Breton/Pics Action/NurPhoto via Getty Images)
Leo Messi është rikthyer te Barcelona. Ylli argjentinas i Paris Saint Germain ka bërë bujë pasi është fotografuar në dalje të një restoranti ku po darkonin edhe Sergio Busquets dhe Jordi Alba dhe ku rastësisht përkonin me trajnerin e Barçës, Xavi Hernández, i cili kishte zgjedhur të njëjtin vend për darkë.
Tre futbollistët dhe trajneri i Barcelonës janë takuar në një restorant japonez në periferi të qytetit. Alba dhe Busquets shkuan me bashkëshortet e tyre në këtë restorant ekskluziv në Barcelonë ku po darkonte edhe Pepe Costa, ish-punonjës i klubit të Barçës.
None found
Në fund të darkës, Leo Messi nuk ka dashur të bëjë asnjë deklaratë për gazetarët që ndodheshin në derën e restorantit. Ai u ndal për të firmosur fanellën e një tifozi të Barcelonës, por nuk donte të përgjigjej për një rikthim të mundshëm në ekipin e tij të zemrës.
Rikthimi i Messit në Barcelonë përkon me mbylljen e merkatos së dimrit, megjithëse takimi i tij me ish-shokët e skuadrës nuk kishte asnjë lidhje me një rikthim të mundshëm në “Camp Nou”. Ishte thjesht një takim i rastësishëm mes miqsh duke përfituar nga leja e dhënë nga trajneri i tij, Mauricio Pochettino, për shkak të pushimit të Ligue 1.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…