Categories: sport

Messi rrezikon pezullimin, MLS nis hetimet për goditjen ndaj kundërshtarit

Komiteti Disiplinor i Major League Soccer ka hapur një hetim ndaj Lionel Messit, pas një incidenti të rëndë me lojtarin Quinn Sullivan gjatë barazimit 2-2 mes Inter Miamit dhe Philadelphia Union. Ylli argjentinas rrezikon sanksione, pasi pamjet e transmetuara e kapin atë duke qëlluar me pëllëmbë kundërshtarin në pjesën e pasme të kokës.

Takimi mes dy skuadrave u karakterizua nga një atmosferë e ashpër, ku tensionet shpërthyen veçanërisht në fraksionin e dytë të lojës.

Të lidhura

None found

Megjithëse Messi kishte shënuar më herët gjatë ndeshjes, nervozizmi i tij u bë i dukshëm teksa Inter Miami përpiqej të merrte sërish avantazhin. Në këtë moment, një përplasje mes tij dhe Sullivan-it u shndërrua në konflikt fizik.

Pavarësisht se më vonë në takim Cavan Sullivan, vëllai më i ri i Quinn, u ndëshkua me karton të kuq për një përleshje me Yannick Bright, ishte episodi që pati në qendër Messin ai që tërhoqi të gjithë vëmendjen.

Pas barazimit të Unionit, nervat në fushën e lojës u acaruan dukshëm dhe konfrontimet mes lojtarëve u shtuan. Një klip që u përhap masivisht në rrjete sociale tregonte momentin kur kapiteni i Inter Miamit i dha një shuplakë Sullivan-it në zverk, duke sjellë më pas një shkëmbim të ashpër fjalësh mes tyre.

Meqenëse arbitri kryesor nuk ndërmori asnjë veprim në kohë reale, organet drejtuese të ligës morën vendimin për të shqyrtuar rastin me qetësi pas ndeshjes. Tani, paneli disiplinor do të studiojë pamjet filmike dhe do të përcaktojë nëse duhen marrë masa. Nëse konstatohet se Messi ka kryer një sjellje të dhunshme, ai mund të goditet me gjobë ose me një ndeshje pezullim.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

1 hour ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

1 hour ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

1 hour ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

2 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

3 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

3 hours ago