Lionel Messi mund të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Parisi 2024 këtë vit me Përfaqësuesen e Argjentinës.
Falë rregullit që lejon grumbullimin e tre lojtarëve mbi 23 vjeç, kapiteni i Argjentinës mund të jetë protagonist në ‘Paris 2024’ dhe së bashku me të edhe Angel Di Maria dhe Emiliano Martinez.
None found
Megjithatë Messi në Paris nuk do të pritet aspak mirë dhe këtë e ka konfirmuar legjenda e Paris Saint Germain, Jerome Rothen.
Ish-sulmuesi i PSG-së dhe Francës ka thënë se Messi ka goditur parisienët pas largimit nga Parc de Princes dhe ai do të përkujdeset për ta vërshëllyer gjeniun argjentinas.
“Disa e kanë kujtesën e shkurtër. Messi e ka kritikuar PSG-në, Francën, Parisin që kur u largua. Të gjithë francezët e respektuan Messin kur erdhi këtu. Respekti duhet të jetë reciprok. Në fakt, nuk ka qenë kurrë kështu. Kur u largua, goditi PSG-në”.
“Paraqitjet e tij nuk ishin kurrë në nivel. Nënshkroi me PSG-në për të shkëlqyer në Kupën e Botës. Ai ishte inteligjent, e shfrytëzoi komoditetin në Paris dhe fitoi Kupën e Botës”, tha Rothen për RMC.
Tutje ish-anësori francez tha se do të përkujdesët që tifozët ta vërshëllejnë Messin gjatë Lojërave Olimpike nëse argjentinasi vendos të marrë pjesë me Kombëtaren e tij.
“Unë, si parisien dhe francez, nëse e shoh përsëri këtu me Argjentinën… Do të kërkoj që të vërshëllehet. Nuk po them se duhet të jemi të dhunshëm, por ta vërshëllejmë kur të dalë në fushë”.
“Kjo për t’i treguar se jemi shumë të pakënaqur me imazhin që ka dhënë për PSG-në, Parisin dhe Francën. Le ta dijë se nuk do ta presim me tapet të kuq”, tha Rothen. /Telegrafi/
Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe ecuria e projekteve të përbashkëta…
Ambasada gjermane në Prishtinë tha se janë “thellësisht të pikëlluar” për vrasjen tragjike të Arlindaj Zekajt në Vitomiricë të Pejës.…
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtare për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave…
Katër burra kanë abuzuar seksualisht me një grua, pasi bashkëshorti i saj i asaj kohe e kishte droguar dhe e…
Një armëpushim i përkohshëm ka hyrë në fuqi në qytetin e Oleshky, në Harkiv të Ukrainës, rajon ky që ndodhet…
Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, njoftoi se armëpushimi lokal mes Ukrainës dhe Rusisë është zgjeruar përtej qytetit të…