sport

Messi pritet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, por legjenda e PSG-së tregon se argjentinasin e pret një befasi e pakëndshme

Lionel Messi mund të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Parisi 2024 këtë vit me Përfaqësuesen e Argjentinës.

Falë rregullit që lejon grumbullimin e tre lojtarëve mbi 23 vjeç, kapiteni i Argjentinës mund të jetë protagonist në ‘Paris 2024’ dhe së bashku me të edhe Angel Di Maria dhe Emiliano Martinez.

Megjithatë Messi në Paris nuk do të pritet aspak mirë dhe këtë e ka konfirmuar legjenda e Paris Saint Germain, Jerome Rothen.

Ish-sulmuesi i PSG-së dhe Francës ka thënë se Messi ka goditur parisienët pas largimit nga Parc de Princes dhe ai do të përkujdeset për ta vërshëllyer gjeniun argjentinas.

“Disa e kanë kujtesën e shkurtër. Messi e ka kritikuar PSG-në, Francën, Parisin që kur u largua. Të gjithë francezët e respektuan Messin kur erdhi këtu. Respekti duhet të jetë reciprok. Në fakt, nuk ka qenë kurrë kështu. Kur u largua, goditi PSG-në”.

“Paraqitjet e tij nuk ishin kurrë në nivel. Nënshkroi me PSG-në për të shkëlqyer në Kupën e Botës. Ai ishte inteligjent, e shfrytëzoi komoditetin në Paris dhe fitoi Kupën e Botës”, tha Rothen për RMC.

Tutje ish-anësori francez tha se do të përkujdesët që tifozët ta vërshëllejnë Messin gjatë Lojërave Olimpike nëse argjentinasi vendos të marrë pjesë me Kombëtaren e tij.

“Unë, si parisien dhe francez, nëse e shoh përsëri këtu me Argjentinën… Do të kërkoj që të vërshëllehet. Nuk po them se duhet të jemi të dhunshëm, por ta vërshëllejmë kur të dalë në fushë”.

“Kjo për t’i treguar se jemi shumë të pakënaqur me imazhin që ka dhënë për PSG-në, Parisin dhe Francën. Le ta dijë se nuk do ta presim me tapet të kuq”, tha Rothen. /Telegrafi/

të fundit

Horoskopi 2 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft sensuale sot. Do ndiheni akoma edhe me mire pranë atij…

7 hours ago

Moti i keq, Autoriteti Portual Vlorë ndalon lundrimin për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit

Autoriteti Portual i Vlorës ka ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla lundruese nga dita e nesërme për shkak të përkeqësimit…

7 hours ago

Venezuela liron 87 të burgosur politikë për shkak të natës së Vitit të Ri

87 persona u liruan me rastin e Dita e Vitit të Ri në Venezuelë, njoftuan sot dy organizata joqeveritare. Kjo…

7 hours ago

U betua sot si kryetar bashkie i Nju Jorkut, Zohran Mamdani: T’i tregojmë botës se e majta mund të qeverisë

Demokrati Zohran Mamdani, i cili u betua sot si kryetar bashkie i Nju Jorkut, premtoi se do t'i jepte shembull…

7 hours ago

Dua Lipa shfaqet në stadiumin e Arsenalit, por cilën skuadër mbështet këngëtarja e famshme?

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është parë së fundmi në stadiumin Emirates, ku ndoqi nga afër ndeshjen mes…

8 hours ago

Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Katër ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se…

8 hours ago