Lionel Messi vijon paraqitjet e shkëlqyera në MLS, ndërsa realizoi golin e tij të 19-të në kampionat këtë sezon. Megjithatë, Inter Miami nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 përballë Nashville, kryesuesit të konferencës, të shtunën mbrëma.
None found
Nashville e gjeti golin që në minutën e katërt, kur Sam Surridge shfrytëzoi asistimin e Andy Najar dhe kaloi skuadrën e tij në avantazh. Me këtë realizim, Surridge arriti në 14 gola gjatë këtij sezoni.
Reagimi i Inter Miamit erdhi në minutën e 19-të. Pas një goditjeje nga këndi, mbrojtësi i Nashville, Reed Baker-Whiting, e devijoi topin në portën e vet, duke vendosur baraspeshën në 1-1.
Messi kishte tentuar të shënonte edhe më herët, por një goditje nga distanca iu bllokua. Më pas, argjentinasi provoi nga një goditje e lirë, e cila përfundoi jashtë kuadratit.
Kapiteni i Inter Miamit e përmbysi rezultatin në minutën e 62-të. Rodrigo De Paul e nxori topin jashtë zonës së rreptësisë, ndërsa Messi goditi me të majtën në këndin e poshtëm të majtë, duke e çuar rezultatin në 2-1.
Realizimi ishte i 928-ti për Lionel Messin në karrierë, duke i shtuar një tjetër moment të veçantë historisë së tij të jashtëzakonshme në futboll.
Inter Miami ishte pranë fitores së parë sezonale kundër Nashville, veçanërisht pas disfatës 4-1 në takimin e fundit mes tyre, më 15 gusht. Nashville kishte triumfuar ndaj Miamit edhe në Concacaf Champions Cup, duke e eliminuar skuadrën nga gara.
Megjithatë, epërsia e vendasve nuk zgjati deri në fund. Në minutën e parë të shtesës, Surridge realizoi për herë të dytë në këtë ndeshje dhe i siguroi Nashville një pikë.
Ky rezultat bëri që Nashville të mbetet i pamposhtur në të katërta përballjet e zhvilluara ndaj Inter Miamit këtë sezon.
Barazimi nuk ndryshon kreun e Konferencës Lindore, ku Nashville kryeson me nëntë pikë më shumë se Inter Miami, i cili mban vendin e dytë.
Ndeshjen e radhës, Nashville do ta luajë të shtunën e ardhshme në shtëpi ndaj Chicago Fire. Ndërkohë, Inter Miami do të presë të mërkurën Cruz Azul, kampionin e Liga MX, në kuadër të Campeones Cup.
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me…
Këtë të mërkurë, moti parashikohet të jetë pa reshje në të gjithë vendin. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale dhe maksimale…
Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike të…
Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në…
Në Serbi pas 12-viteve, ka rënë Aleksandar Vuçiq nga pushteti, derisa drejtimin e këtij shteti do të marrë Lista Studentore…
Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, është arrestuar pas një aksioni policor në malet e Becit të…