sport

Messi nuk i jep asnjë shans mundësisë së rikthimit te Barcelona si i huazuar

Lionel Messi ka deklaruar se nuk do të rikthehet te Barcelona, ashtu siç u raportuar kohëve të fundit – por, pranoi se e dëshironte një gjë të tillë në verë.

Pasi Inter Miami mbeti jashtë fazës së “Play-Offit” në MLS, u spekulua për një rikthim të yllit argjentinas te Barça gjatë afatit të janarit, kësaj here në formë huazimi.

Megjithatë, një lëvizje e tillë është hedhur poshtë nga vetë Messi.

36-vjeçari së fundmi ka dhënë një intervistë për “L’Equipe”, ku zbuloi se donte të rikthehej te Barcelona në verën e këtij viti si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Paris Saint-Germainin.

“Unë mund të isha kthyer në Barcelonë këtë verë, por ishte një situatë e ngjashme me atë që ndodhi në vitin 2021 kur u largova për në Paris. Kam menduar të kthehem në Barça, për jetën time atje, për pensionimin atje siç kam dashur gjithmonë, por nuk ishte e mundur”, tha Messi.

Babai dhe agjenti i kapitenit të Argjentinës ishte në bisedime me Barcelonën për të bërë një lëvizje të tillë, por që në fund nuk u realizua, sepse klubi nuk mund të garantonte regjistrimin e tij për shkak të problemeve me kufirin e pagave. Dhe, në fund Leo zgjodhi të shkonte te Inter Miami.

Tetë herë fituesi i “Topit të Artë” u pyet edhe për mundësinë e huazimit te “Blaugranët” në janar për shkak të pushimit që ka me skuadrën nga Miami.

Megjithatë, përgjigja e Messit ishte e prerë: “Nuk ka asnjë shans”.

të fundit

BE ndan 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, Kosova mbetet jashtë fondeve

Komisioni Evropian ka njoftuar për mbështetje prej 171 milionë eurosh për nxitjen e zhvillimit të infrastrukturës dhe rritjes së sektorit…

16 minutes ago

Luftanijet amerikane arrijnë në Lindjen e Mesme, Trump thotë se Irani dëshiron të bisedojë

Një grup aeroplanmbajtësish amerikanë kanë arritur në Lindjen e Mesme më 27 janar, ndërsa tensionet po rriten lidhur me një…

20 minutes ago

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

Banori me i ri i shtepise se “Big Brother VIP Albania”, DJ Gimbo ka shprehur hapur simpatinë e tij për…

27 minutes ago

Arrestohen pas tragjedisë me 5 viktima pronari i fabrikës së biskotave “Violanta” dhe dy drejtues të tjerë! Akuzat me të cilat përballen

Pronari i fabrikës së biskotave “Violanta” si dhe dy drejtues të tjerë të kompanisë janë arrestuar pas tragjedisë që i…

57 minutes ago

Irani paralajmëron: Kërcënimet e SHBA-së do të sjellin vetëm paqëndrueshmëri për ta dhe rajonin

Presidenti iranian Masoud Pesekian paralajmëroi se lëvizjet e SHBA-së do të sillnin paqëndrueshmëri. Pesekian i bëri këto deklarata, pasi foli…

1 hour ago

Brikena ‘parashikon’ zarfet e zinj: Njëri për Rogertin, tjetri për Kejsin’

Sot, në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” kanë mbërritur dy zarfe të zinj, por ende nuk është bërë e…

1 hour ago