Categories: sport

Messi i gatshëm ta udhëheqë Parisin drejt triumfit në Champions

Lionel Messi erdhi në Paris për të fituar përsëri Ligën e Kampionëve dhe të mërkurën ai përfundimisht do të jetë titullar për herë të parë për klubin e tij të ri, i cili e nis kampanjën në këtë garë me ndeshjen në udhëtim kundër kampionit në fuqi të Belgjikës, Club Brugget.

Kanë kaluar pesë javë që kur Messi u prezantua si lojtar i Paris Saint-Germainit dhe deklaroi se ishte në “vendin ideal” për të fituar çmimin më të madh në futbollin e klubeve të Evropës për herën e pestë në karrierë. Në më shumë se një muaj Messi është parë në fanellën e PSG-së për vetëm 24 minuta si zëvendësues në ndeshjen kampionale kundër Reimsit. 34-vjeçari pritej të bënte debutimin e tij të plotë për klubin në pronësi të Katarit fundjavën e kaluar, por në fund ai u pushua kundër Clermontit pasi u kthye nga detyra ndërkombëtare me Argjentinën. Sidoqoftë, trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, pritet që më në fund ta inkuadrojë fituesin e gjashtë “Topave të Artë” prej minutës së parë në stadiumin “Jan Breydel” kundër Brugget në duelin e Grupit A.

Të lidhura

None found

Nëse Neymar dhe Kylian Mbappe janë titullarë gjithashtu, atëherë do të jetë hera e parë që treshja sulmuese do të jetë së bashku në fushë për parisienët. Pritshmëritë janë të larta, si për Messin ashtu edhe për PSG-në në Ligën e Kampionëve, një trofe që klubi ende nuk e ka fituar, por që e dëshiron me çdo kusht. Para dy vjetësh Parisi u mposht në finale të kësaj gare, ndërsa edicionin e shkuar u eliminua në gjysmëfinale. Trajneri Pochettino i ka parasysh pritjet e mëdha në klub dhe thotë se ekipi i tij është gati për këtë garë. Krahas Messit, PSG-ja gjatë kësaj vere transferoi edhe Sergio Ramosin, Achraf Hakimin, Gianluigi Donnarumman, Georgioni Wijnaldumin e Nuno Mendesin. Ramos nuk ka luajtur akoma, ndërsa Messi është duke u përgatitur ngadalë, por kjo e ka penguar PSG-në që t’i fitojë pesë ndeshjet e para këtë sezon në Ligue 1, duke shënuar 16 gola në total.

“Liga e Kampionëve është një garë e paparashikueshme, por gara më atraktive në botë. Megjithatë, për ta fituar duhet të kesh edhe pak fat. E them këtë, sepse të gjitha ekipet që marrin pjesë në Ligën e Kampionëve janë shumë të fortë dhe të gjitha duan të fitojnë”, pranoi Pochettino të martën. “Natyrisht, e kam parasysh që kam përgjegjësi dhe presion njëkohësisht, por në kemi rastin të shkruajmë historinë si klub në këtë garë dhe do të mundohemi ta shijojmë deri në fund”.

Normalisht, sytë e Pochettinos janë te Messi. Kur bëhet fjalë për Messin, La Liga ka humbur shumë me largimin e tij, ndërsa PSG-ja ka fituar. Kjo është e qartë edhe nëse Messi ende nuk ka kontribuar me asgjë në fushë për ekipin e tij të ri.

“Ndoshta nuk jam personi më i duhur për ta përshkruar Messin Por ai gjithmonë do të konsiderohet si njëri prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit. Prejse ka ardhur në klub, Messi është adaptuar shumë mirë dhe pothuajse është kthyer në nivelin e tij më të lart për ta ndihmuar ekipin në arritjen e synimeve”, është shprehur Pochettino. “Sidoqoftë, ekziston një lidhje mes nesh: ne të dy jemi argjentinas, të dy mbështesim ekipin Newell’s dhe të dy vijmë nga Rosario. Unë gjithashtu e kam admiruar Messin për një kohë të gjatë, kështu që tani e kam në ekipin tim dhe jam shumë i lumtur. Shpresojmë që, së bashku, të jemi në gjendje të arrijmë atë që klubi dëshiron”.

të fundit

Dinamo rindërtohet gjatë verës, afrimet dhe largimet që kanë formësuar ekipin e Dajës

Ilir Daja - Adrian BardhiNdonëse ka pasur “dalje me peshë” nga Dinamo në këtë merkato vere, klubi ka ditur të…

36 minutes ago

Real Madridi shqyrton tre yje të mesfushës pas dështimit me Rodrin

Pas dështimit për të afruar Rodrin në “Santiago Bernabeu”, Real Madridi ka kthyer vëmendjen te disa alternativa të tjera për…

41 minutes ago

Kurti Rejects LDK’s Demands: No Agreement Can Override the Will of the People

Vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të shtunën paradite, pavarësisht se afati 30-ditor i…

51 minutes ago

Krasniqi Attacks Opposition: “Radoičić’s Friends” Came to Their Aid

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi, ka adresuar kritika dhe akuza ndaj opozitës përmes dy postimeve të ndara…

52 minutes ago

Tonight’s Session in Doubt, Opposition Says Plenary Hall Is Locked

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri në një konferencë për media, tha se dyert e sallës plenare të Kuvendit të Kosovës…

52 minutes ago

Horoskopi 8 Gusht 2026/ Çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë?

Dashi Jeta ne çift do influencohet pozitivisht nga te gjithë planetët gjate kësaj dite. Do merreni vesh për çdo gjë…

52 minutes ago