Categories: sport

Messi dhe Suarez shënojnë nga dy herë, Inter Miami mposht 4-0 DC Unitedin

Me Lionel Messin dhe Luis Suarezin si autorë të nga dy golave, Inter Miami triumfoi 4-0 përballë DC Unitedit. Takimi u luajt të shtunën mbrëma në kuadër të Major League Soccer (MLS).

Për Messin, kjo përballje shënoi rikthimin në një ndeshje zyrtare me klubin pas lamtumirës nga Kombëtarja e Argjentinës. Së bashku me Suarezin, argjentinasi pati rolin kryesor në suksesin e thellë të skuadrës nga Florida.

Të lidhura

None found

Vendasit morën menjëherë kontrollin e rezultatit, pasi Suarez gjeti rrjetën që në minutën e tretë. Sulmuesi uruguaian e ktheu në gol asistimin e German Berterames, duke i dhënë Inter Miamit një nisje të shkëlqyer.

Në minutën e 39-të, një aksion i bukur i Inter Miamit u finalizua sërish nga Suarez, i cili regjistroi golin e tij të dytë personal dhe të tretin për ekipin. Vendasit e mbyllën pjesën e parë me avantazhin 2-0.

Pas pushimit, Messi u bë figura qendrore e takimit. Në minutën e 47-të, ai shënoi me një realizim të bukur për ta çuar rezultatin në 3-0; ky ishte goli i 933-të i karrierës së tij profesionale.

Argjentinasi gjeti edhe një herë rrjetën në minutën e 60-të. Pas një harkimi nga e djathta, Messi goditi menjëherë dhe vulosi rezultatin përfundimtar 4-0.

të fundit

Ramadani kundër Qeverisë Kurti: Kriza e energjisë elektrike, kulmi i dështimeve

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për situatën me energjinë elektrike në vend. Në një postim…

6 minutes ago

Doctors appeal for HPV vaccination, youngest cervical cancer case in North Macedonia is 18

Kanceri i qafës së mitrës po prek edhe moshat gjithnjë e më të reja. Në Maqedoni, pacientja më e re…

11 minutes ago

Haxhiu greets Alphabet Day: Albanian language, the wealth that connects us all

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke kujtuar rëndësinë e Kongresit…

11 minutes ago

Video/ You have our prime ministers as friends, but not Albanians! Rama clashes with Albanian journalist in North Macedonia: What are you, a protester?

Kryeministri Edi Rama është përplasur me një gazetar shqiptar në Maqedoninë e Veriut, i cili e pyeti për marrëdhëniet e…

11 minutes ago

Russian drone brings down five-story building in Kyiv, intensive search for 14 people under rubble

Të paktën 14 persona kanë mbetur të bllokuar në rrënojat e një ndërtese banimi të goditur nga një dron rus…

12 minutes ago

Massive floods in Galapagos, 227 residents evacuated – El Niño worsens situation

Reshjet e dendura të shiut, të lidhura me fenomenin klimatik El Niño, kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Ishujt Galapagos…

12 minutes ago