Mund të duket e pabesueshme, por Nejmar dhe Mesi nuk janë më të mirëpritur nga tifozët e PSG-së. Trajtimi që u është bërë në ndeshjen e sotme ndaj Bordosë, tregon qartësisht se tifozët duan që projekti i ri i klubit të jetë pa dy yjet e futbollit botëror.
Vërshëllimat ndaj tyre filluan që në momentin e prezantimit të skuadrave para ndeshjes, me mbështetësit e PSG-së që në fakt iu kundërvunë të gjithë lojtarëve të tyre, me përjashtim të Mbape për të cilin kishte duartrokitje. Më pas, gjatë ndeshjes, sa herë Mesi dhe Nejmar preknin topin, nga tribunat vinte një mori vërshëllimash ndaj tyre, me futbollistët që shpeshherë dukeshin të nervozuar nga kjo situatë e krijuar.
None found
Gjendja nuk u përmirësua as kur Nejmar shënoi golin e dytë për skuadrën e tij, duke siguruar fitoren e radhës në kampionat. Ai u vërshëllye nga tifozët në vend të duartrokitjeve, një situatë e paprecedent që bën të qartë se tashmë mbështetësit janë mërzitur duke pasur yje të cilët në fund nuk ia dalin që të bëjnë realitet ëndrrën e madhe, atë të fitores së Ligës së Kampioneve. Por jo vetëm me lojtarët, pasi në tribuna janë shfaqur edhe parulla kundër drejtuesve të skuadrës, duke kërkuar dorëheqjen e tyre.
Aleanca për Shqiptarët thotë se propozimi i ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, që 12 provime teorike të mbahen në gjuhën…
Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht. Si pasojë, ka…
Media italiane “Il Fatto Quotidiano”, i ka kushtuar një artikull protestave që po zhvillohen në Tiranë, ku studentët edhe sot…
Antonio Rudiger mund të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës, ndërsa Chelsea po shqyrton mundësinë për ta…
Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht. Si pasojë, ka…
Formacionet zyrtare të derbit të madh italian mes Milanit dhe Interit janë publikuar, me dy skuadrat që përballen në një…