sport

Messi dhe Haaland kishin pikë të njëjta – pse argjentinasi u zgjodh më i miri nga FIFA?

Lionel Messi tashmë edhe zyrtarisht është shpallur “Lojtari më i mirë” për vitin 2023 nga FIFA në një ceremoni që u mbajt sot (e hënë) në Londër.

Në garë për të fituar këtë çmim ishin edhe Erling Haaland dhe Kylian Mbappe të cilët po ashtu kanë pasur një sezon të mrekullueshëm, e sidomos ky i pari i cili fitoi tripletën me Manchester Cityn.

Për të fituar këtë çmim si kriter FIFA i mori performancat nga data 19 dhjetor 2022 deri më datën 20 gusht 2023.

Fituesi i Kupës së Botës fitoi titullin e ligës me PSG-në para se t’i bashkohej ekipit amerikan, Inter Miami ku edhe aty arriti që të fitojë një trofe.

Sidoqoftë, ajo që mori vëmendjen ishte fakti që Messi dhe Haaland e përfunduan garën me pikë të barabarta, pra me nga 48 pikë secili.

Tani shtrohet pyetja se mbi çfarë kriteri vendosi FIFA që këtë çmim t’ia dorëzojë Messit?

Neni 12 në rregulloren e FIFA-s shpjegon qartë se si duhet të veprohet kur dy lojtarë e përfundojnë garën me pikë të barabarta.

“Në rast të një barazimi, lojtari, trajneri, ose portieri me numrin më të lartë të votave “pesë-pikësh” nga votat e grupit të tyre të votuesve, sipas nenit 10 (p.sh. për lojtarët meshkuj, votat e kapitenëve të ekipeve kombëtare të meshkujve; për trajnerët meshkuj, votat e trajnereve të ekipeve kombëtare të meshkujve; për portierët meshkuj, votat e kapitenëve të ekipeve kombëtare të meshkujve, për lojtaret femra, votat e kapitenëve të ekipeve kombëtare të femrave; për trajnerët femra, votat e trajnereve të ekipeve kombëtare të femrave; dhe për portierët femra, votat e kapitenëve të ekipeve kombëtare të femrave), do të jetë fitues i çmimit prestigjioz”, thuhet në rregulloren e FIFA-s./Telegrafi/

të fundit

Miri i del kundër Selin: Unë nuk lë as gruan, e as fëmijën dhe jam prapë këtu ku jam…

Në ditën e 40-të të qëndrimit brenda në shtëpi, Miri u kujtua që secili ka hyrë për veten e tij…

26 minutes ago

Masivi i dheut në Librazhd-Qafë Thanë i lë qytetarët të bllokuar: Dy orë kemi që presim, besojmë që do e hapin rrugën

Qytetarët po presin prej orësh në aksin Librazhd-Qafë Thanë, për shkak se rruga u bllokua nga rrëshqitja e një masivi…

35 minutes ago

Muaji shkurt do të jetë magjik për këto shenja të horoskopit

Ky muaj sjell qartësi dhe përmirësime në dashuri, zhvillime pozitive në punë dhe ndjesinë se gjërat më në fund po…

60 minutes ago

Homazhe në nder të aktorit Fitim Makashi/ Përlotet djali i tij Redoni: Më duket si një ëndërr, sa herë kthehej nga Amerika e shihja më të plakur…

Ditën e sotme, janë zhvilluar homazhe në nder të aktorit Fitim Makashi, i cili u nda nga jeta një ditë…

2 hours ago

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas/ Fadromat hedhin dherat dhe gurët në ujërat e lumit (VIDEO)

Ditën e sotme,  aksi Librazhd-Prrenjas, u bllokua pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve që ndaluan tërësisht qarkullimin e automjeteve. Pas…

2 hours ago

Në pritje të shortit të Nations League, Kombëtarja në vazon e parë të Ligës C, por kompeticoni ka një risi…

Në 12 shkurt do të hidhet shorti i edicionit të pestë të Nations League, ku Kombëtarja shqiptare dhe ajo e…

2 hours ago