sport

Messi dhe Argjentina e tij sërish në finale, Kroacia e pafuqishme për të ndalur “pleshtin” (VIDEO)

Argjentina ka mundur të fitojë në gjysmëfinale ndaj Kroacisë dhe kështu ka prerë biletën për në finalen e madhe të datës 18 dhjetor.

Sfida nisi mirë për Kroacinë, ku mesfusha ishte e vendosur mirë dhe po tregohej e rrezikshme me fizikun dhe presingun e tyre. Pas një loje pothuajse të balancuar, Argjentina gjen golin e parë.

Të lidhura

None found

Në minutën e 34-të, Messi realizon golin e parë pas një penalltie të fituar nga Julian Alvarez, ku me këtë gol “pleshti” kalon edhe Batistutën me golat në Botëror me Argjentinën.

Nuk zgjati shumë, ku pas 5 minutash, Julian Alvarez me një shpejtësi marramendëse dhe me pak fat, deporton deri në zonën e Livakovic dhe shënon golin e dytë, duke i dërguar kështu ekipet me këtë rezultat në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë starton me një formacion më sulmues për Kroacinë, por asgjë nuk ndryshoi. Në minutën e 69-të, Messi dhuron spektakël duke marrë topin në krahun e djathtë dhe ka dribluar mjeshtërisht disa herë mbrojtësin shtatlartë Gvardiol, ku pasi është futur në zonën kundërshtare, ka dërguar topin në këmbët e Alvarez dhe sulmuesi i Manchester City shënon edhe golin e dytë të tij dhe të tretin për Argjentinën duke i dhënë sigurinë për biletën e finales së Katar 2022.

Në minutën e 74-të kishte minuta edhe për Dybala, ku lojtari i Romës debuton në këtë Kupë Bote në gjysmëfinale, pasi ka vuajtur një dëmtim.

Argjentina tashmë prek finalen dhe Messi shpreson ta fitojë këtë bashkë me skuadrën e tij, ku nëse ngre në qiell këtë trofe të rëndësishëm, ai tashmë do t’i kishte kompletuar dollapin e tij të trofeve.

Argjentina kështu do të presë finalistin e radhës, ku ditën e nesërme do të luaj Franca ndaj Marokut./h.ll/albeu.com

të fundit

Dy persona dhunuan një 76-vjeçar në banesën e tij në Shkup dhe i grabitën paratë

Një 76-vjeçar nga Shkupi, me iniciale K.P., ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht në shtëpinë e tij nga…

2 minutes ago

17 gola në pesë takime: Partizani B fiton thellë në transfertë, Vllaznia B triumfon në shtëpi

Kategoria e DyteDitën e sotme prej orës 13:30, janë luajtur 5 ndeshje të Kategorisë së Dytë, Grupi A, java e…

4 minutes ago

Brvenica, runoff turnout reaches 40.49 percent by 3 p.m.

Dalja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës vazhdon të rritet dukshëm.Sipas informacioneve të…

10 minutes ago

Ministry of Health: Seasonal flu vaccine available to everyone eligible for vaccination

Pas përfitimeve që ka vërejtur nga vaksinimi kundër gripit sezonal, pensionistja Dobrilla tashmë çdo vit aplikon për të marrë vaksinën…

10 minutes ago

Pesë adoleshentë plagosen rëndë nga sulmi me thikë në një festë Halloween-i në Angli

Pesë adoleshentë, të moshës 16 dhe 17 vjeç, kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sulmi me thikë gjatë një…

10 minutes ago

Details emerge in Kosovo tragedy / Father of 27-year-old and infant found dead arrested

Detaje të reja tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku mëngjesin e sotëm u…

10 minutes ago