sport

Messi apo Ronaldo, cili prej tyre është më i mirë në përballjet kokë më kokë?

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo konsiderohen si dy prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit.

Një rivalitet i tillë nuk ishte parë kurrë më parë në botën e futbollit.

Ishte pikërisht ky rivalitet që i bëri ata më të fortë, që i bëri lojtarë më të mëdhenj, shkruan “Gazeta Express”.

Magjia e tyre ka zënë vend të pashlyeshëm në futboll dhe emrat e tyre janë shkruar me shkronja të arta në historinë e futbollit.

Messi dhe Ronaldo pritej të përballeshin mes vete në muajin shkurt në atë që konsiderohej si “Last-Dance” apo “Vallëzimi i fundit”, por fatkeqësisht kjo nuk ndodhi.

Ndonëse bota e futbollit po e priste me padurim përballjen eventuale të fundit të gjigantëve të futbollit, një lëndim i “CR7” prishi gjithçka, ndërsa edhe “Pleshti” përfundoi në bankinë në miqësoren Al-Nassr – Inter Miami.

Megjithatë, Messi dhe Ronaldo kishin ballafaqime të shumta mes vete gjatë karrierës së gjatë dhe të suksesshme.

Ata ishin përballur mes vete për herë të parë më 23 prill të vitit 2008.

Në atë kohë, Leo ishte 20 vjeç e Cristiano 23, në barazimin mes tyre në lojën e Championsit.

Në total, dyshja është ballafaquar plot 36 herë në ndeshje zyrtare me klube dhe me Kombëtare.

Messi i ka fituar 16 prej dueleve kokë më kokë, kurse Ronaldo 11, derisa 9 ndeshje kanë përfunduar baras.

Argjentinasi po ashtu e ka një gol më shumë të shënuar në përballjet mes tyre.

Messi ka shënuar 22 herë, kurse Ronaldo 21 herë, shkruan “Gazeta Express”.

Gjithashtu, Messi i ka bërë 11 asistime kur është dueluar me Ronaldon, kurse ky i fundit vetëm 1.

Së bashku, ata e kanë fituar nëntë herë Ligën e Kampionëve, i kanë shënuar 269 gola në Champions dhe i kanë fituar 13 Topa të Artë.

Gjithashtu, Ronaldo e kishte udhëhequr Portugalinë drejt triumfit në Euro 2016, kurse Messi e drejtoi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës në vitin 2022.

Në përgjithësi, në krejt garat, 39 vjeçari i ka zhvilluar 1211 ndeshje zyrtare.

Kurse, 36 vjeçari i ka luajtur 1051 takime deri tash.

Ylli i Al-Nassr është golashënuesi më i mirë në histori me 878 gola, kurse ylli i Inter Miamit aktualisht i numëron 825 gola.

Edhe sa u përket “hat-tricks”, “CR7” është përpara “Pleshtit”.

Portugezi i numëron 63 tregolësha, kurse argjentinasi 57.

Kur jemi te asistimet, Messi është shumë më përpara.

Ai i ka shërbyer bashkëlojtarët për gola plot 362 herë në karrierë.

Ndërkaq, Ronaldo deri tash i ka bërë 249 asistime, shkruan “Gazeta Express”.

Tek gjuajtjet e lira e kemi një nivelizim, ndonëse lojtari jug-amerikan është pak më përpara.

Leo i ka realizuar 67 gola nga faulli, kurse Cristiano 60 sosh.

E kur flasim për penalltitë, Ronaldo është dukshëm përpara.

Futbollisti evropian i ka realizuar 161 gola nga 11 metërshat, kurse lojtari latin i ka 108 gola nga pika e bardhë.

Messi e ka fituar Topin e Artë plot 8 herë, kurse Ronaldo 5 herë.

Portugezi ndërkohë e ka fituar Championsin 5 herë e Messi 4 herë.

Rivaliteti më i madh mes tyre kishte ndodhur kur ishin pjesë e Barcelonës, respektivisht Real Madridit.

Në kohën e tyre, “El Clasico” ishte vërtet e zjarrtë.

Messi apo Ronaldo, cili prej dy legjendave ishte më i mirë në përballjet kokë më kokë? Njihuni me statistikat e tyre të paarritshme!

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo konsiderohen si dy prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit.

Një rivalitet i tillë nuk ishte parë kurrë më parë në botën e futbollit.

Zatën, ishte pikërisht ky rivalitet që i bëri ata më të fortë, që i bëri lojtarë më të mëdhenj, shkruan “Gazeta Express”.

Magjia e tyre ka zënë vend të pashlyeshëm në futboll dhe emrat e tyre janë shkruar me shkronja të arta në historinë e futbollit.

Messi dhe Ronaldo pritej të përballeshin mes vete në muajin shkurt në atë që konsiderohej si “Last-Dance” apo “Vallëzimi i fundit”, por fatkeqësisht kjo nuk ndodhi.

Ndonëse bota e futbollit po e priste me padurim përballjen eventuale të fundit të gjigantëve të futbollit, një lëndim i “CR7” prishi gjithçka, ndërsa edhe “Pleshti” përfundoi në bankinë në miqësoren Al-Nassr – Inter Miami.

Megjithatë, Messi dhe Ronaldo kishin ballafaqime të shumta mes vete gjatë karrierës së gjatë dhe të suksesshme.

Ata ishin përballur mes vete për herë të parë më 23 prill të vitit 2008.

Në atë kohë, Leo ishte 20 vjeç e Cristiano 23, në barazimin mes tyre në lojën e Championsit.

Në total, dyshja është ballafaquar plot 36 herë në ndeshje zyrtare me klube dhe me Kombëtare.

Messi i ka fituar 16 prej dueleve kokë më kokë, kurse Ronaldo 11, derisa 9 ndeshje kanë përfunduar baras.

Argjentinasi po ashtu e ka një gol më shumë të shënuar në përballjet mes tyre.

Messi ka shënuar 22 herë, kurse Ronaldo 21 herë, shkruan “Gazeta Express”.

Gjithashtu, Messi i ka bërë 11 asistime kur është dueluar me Ronaldon, kurse ky i fundit vetëm 1.

Së bashku, ata e kanë fituar nëntë herë Ligën e Kampionëve, i kanë shënuar 269 gola në Champions dhe i kanë fituar 13 Topa të Artë.

Gjithashtu, Ronaldo e kishte udhëhequr Portugalinë drejt triumfit në Euro 2016, kurse Messi e drejtoi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës në vitin 2022.

Në përgjithësi, në krejt garat, 39 vjeçari i ka zhvilluar 1211 ndeshje zyrtare.

Kurse, 36 vjeçari i ka luajtur 1051 takime deri tash.

Ylli i Al-Nassr është golashënuesi më i mirë në histori me 878 gola, kurse ylli i Inter Miamit aktualisht i numëron 825 gola.

Edhe sa u përket “hat-tricks”, “CR7” është përpara “Pleshtit”.

Portugezi i numëron 63 tregolësha, kurse argjentinasi 57.

Kur jemi te asistimet, Messi është shumë më përpara.

Ai i ka shërbyer bashkëlojtarët për gola plot 362 herë në karrierë.

Ndërkaq, Ronaldo deri tash i ka bërë 249 asistime, shkruan “Gazeta Express”.

Tek gjuajtjet e lira e kemi një nivelizim, ndonëse lojtari jug-amerikan është pak më përpara.

Leo i ka realizuar 67 gola nga faulli, kurse Cristiano 60 sosh.

E kur flasim për penalltitë, Ronaldo është dukshëm përpara.

Futbollisti evropian i ka realizuar 161 gola nga 11 metërshat, kurse lojtari latin i ka 108 gola nga pika e bardhë.

Messi e ka fituar Topin e Artë plot 8 herë, kurse Ronaldo 5 herë.

Portugezi ndërkohë e ka fituar Championsin 5 herë e Messi 4 herë.

Rivaliteti më i madh mes tyre kishte ndodhur kur ishin pjesë e Barcelonës, respektivisht Real Madridit.

Në kohën e tyre, “El Clasico” ishte vërtet e zjarrtë.

Krejt këto statistika i kanë bërë këta dy lojtarë të mëdhenj, shumë të mëdhenj.

Prandaj, krejt bota e pret eventualisht një “Vallëzim të tyre të fundit”, ndonëse kjo duket e vështirë që do të ndodhë. Sidoqoftë, ne jemi me fat që jetojmë në epokën e tyre, pa dyshim!

të fundit

Vushtrria rikthehet në fushë përballë Dritës pas marrëveshjes me kryesinë

Futbollistët e Vushtrrisë do të rikthehen në fushë për ndeshjen e radhës ndaj Dritës, pas bojkotimit të përballjes me Ballkanin,…

43 seconds ago

Haxhiu u bën thirrje grave të mos i shtyjnë kontrollet për kancerin e gjirit

Grave iu bëhet thirrje për kontrolle të rregullta për kancerin e gjirit — Klan Kosova [...]Read More...

6 minutes ago

ADN-ja lidh Ted Bundy-n me vrasjen e Melissa Ann Smith, më shumë se 50 vjet pas ngjarjes

Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…

7 minutes ago

Taravari: Ka ardhur momenti për ndryshimet kushtetuese dhe hapa të mëtejshëm drejt integrimit evropian

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…

10 minutes ago

Punonjësja e parkut të kafshëve të egra në Holandë humb jetën pas sulmit nga pantera

Një punonjëse e një parku të kafshëve të egra në jug të Holandës ka ndërruar jetë nga plagët e marra…

24 minutes ago

Pas humbjes në zgjedhje, autoritetet braziliane i heqin pasaportat senatorit Flavio Bolsonaro

Autoritetet braziliane kanë anuluar pasaportat e senatorit, Flavio Bolsonaro, pasi ai nuk zbatoi urdhrin e Gjykatës së Lartë për dorëzimin…

24 minutes ago