Barcelona është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për t’u rikthyer në Camp Nou, pas më shumë se një viti në mungesë për shkak të punimeve të rinovimit të stadiumit historik.
Sipas raportimeve të afërta me klubin, veçanërisht gazetës Mundo Deportivo, rikthimi zyrtar është planifikuar për fundjavën e 20 ose 21 shtatorit, kur Barça do të presë ndeshjen e parë në shtëpi për sezonin e ri në La Liga.
La Liga tashmë ka pranuar kërkesën e Barcelonës për të luajtur katër ndeshjet e para jashtë fushe, duke i lejuar klubit të kthehet në Camp Nou në javën e pestë të kampionatit.
Struktura e sezonit të ardhshëm nuk përfshin ndeshje të ligës në mesjavë gjatë muajit gusht, çka i jep klubit edhe një javë shtesë për të përfunduar detajet e fundit të stadiumit.
Ndërkohë, më 12 shtator, Camp Nou do të hapë dyert për një koncert të Post Malone, dhe vetëm pas kësaj do të fillojë vendosja e barit të ri, që pritet të përfundojë për tetë ditë.
Nëse ndodh ndonjë vonesë, Barcelona ka marrë me qira stadiumin Montjuic, që do të shërbejë si zgjidhje emergjente, megjithatë drejtuesit janë të bindur se kjo nuk do të jetë e nevojshme.
Fillimisht, kthimi në Camp Nou ishte planifikuar për nëntor 2024 me një kapacitet prej 60%, por pas disa shtyrjeve, rikthimi është tashmë i konfirmuar për shtator, një lajm i shumëpritur nga tifozët katalanas.
Sunny Hill Festival përmbylli me sukses edicionin e sivjetmë, duke sjellë në skenë emra të njohur dhe performanca të paharrueshme…
“Asi” i Guangzhou FC, Jasir Asani, njoftoi transferimin e tij në Iran në mes të sezonit. Klubi Esteghlal njoftoi përmes…
Presidenti amerikan Donald Trump foli rreth gjendjes aktuale të tregjeve në SHBA, por u pyet në lidhje me një premtim…
Princ Leka dhe Blerta Celibashi po shijojnë disa ditë pushimi së bashku, larg zhurmës së jetës publike. Çifti së fundmi…
Ndërsa sezoni i ri i “Wenna” po fillon dhe Jenna Ortega vazhdon të ndriçojë Hollywood-in, tani thuhet se ajo do…
Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë më 13 gusht, në orën 10:00, ankimimin e Shqipëria Bëhet. Kjo forcë politike ka ankimuar…