sport

Mësohet data e saktë se kur do të rikthehet Barcelona të luajë përsëri në ‘Camp Nou’

Barcelona tashmë ka filluar të bëjë plane për rikthimin e tyre në ‘Spotify Camp Nou’, pasi të përfundojë puna e ndërtimit për të mirëpritur edhe një herë tjetër tifozët në stadiumin e tyre.

Progresi i punëve po shkon mjaft mirë, dhe presidenti Laporta e ka përmendur disa herë se vetëm në rast se diçka e papritur ndodhë, dhe në vitin 2024, anëtarët e klubit dhe tifozët do të jenë në gjendje të rikthehen në shtëpi.

Të lidhura

None found

Sipas raportimit nga Mundo Deportivo, bordi i drejtorëve të Barcelonës tashmë ka shënuar një datë në kalendar për rihapjen e stadiumit ‘Camp Nou’: E diel, 15 dhjetor.

Plani origjinal fillimisht ishte që klubi të rikthehej në ‘Camp Nou’ pikërisht në ditën kur festojnë 125-vjetorin e tyre, që i bie të jetë më datë 29 nëntor, e premte.

Sidoqoftë, ata vendosën që t’i marrin gjërat me gjetësi dhe tani janë duke synuar rikthimin ne stadiumin e vjetër më datë 15 dhjetor.

Kjo do të ishte një ndër ndeshjet e fundit para pushimit të Krishtlindjeve. Pritshmëritë janë që 60 për qind nga kapaciteti total i stadiumit të lejohet, që i bie diku rreth 63 mijë ulëse nga 105 mijë sa janë planifikuar të ndërtohen gjithsej.

Barcelona tashmë ka marrë propozimin nga Këshilli i Qytetit, që të zgjasin orët e punimeve në ‘Camp Nou’ duke filluar nga data 6 prill, për ta bërë të mundur rikthimin sa më të shpejt në stadiumin e vjetër. /Telegrafi/

të fundit

Pas fitores ndaj Egnatias, Ahmataj: Skënderbeu është skuadër e re, themelet ndërtohen hap pas hapi

Julian AhmatajSkënderbeu fitoi në Korçë duke mposhtur 1-0 Egnatian, ku vendosi goli i Lagonidis [...]Read More...

1 minute ago

Nevil Dede pas disfatës në Korçë: Nuk ishte dita jonë, askush s’është i pavdekshëm

Nevil DedeEgnatia u mposht nga Skënderbeu, 1-0 në Korçë, ndeshje e vlefshme për javën e 12 të Superirores [...]Read More...

6 minutes ago

IPK mbyll ciklin e nëntë punëtorive me drejtuesit e Policisë së Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ka përmbyllur ciklin e…

8 minutes ago

Aksionet e Anthropic bien gati 10%, humbasin fitimet pas debutimit historik në Nasdaq

Vetëm një ditë pas hyrjes rekord në bursë, kompania e inteligjencës artificiale përballet me presion të fortë nga investitorët. [...]Read…

13 minutes ago

Raketa ruse depërton në hapësirën ajrore polake, Tusk: Provokim i qëllimshëm nga Moska

Polonia ka denoncuar shkeljen e hapësirës së saj ajrore nga tre objekte, mes tyre një raketë ruse kruiz të tipit…

14 minutes ago

Sveçla njofton për aksionin “Taslixhe”: sekuestrohen drogë, armë dhe dy vetura

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion kundër trafikimit të narkotikëve, me ç’rast janë arrestuar katër persona të dyshuar dhe…

30 minutes ago