Vedat Muriqi pritet të rikthehet në aksion me Mallorcan në fund të këtij muaji.
Trajneri i skuadrës spanjolle, Javier Aguirre, ka deklaruar së fundmi se sulmuesi kosovar ka bërë mirë ditëve të fundit në rikuperimin e tij nga lëndimi, transmeton Gazeta Express.
“Muriqi ka bërë më shumë se ditët e tjera dhe mund të jetë në stol kundër Real Betisit”, deklaroi ai.
Mallorca me Betisin do të përballet më 27 janar, në kuadër të javës së 22-të në La Liga.
Kujtojmë se Muriqi është jashtë që nga nëntori i vitit të kaluar, shkaku i lëndimit që mori në ndeshjen me Kombëtaren e Kosovës, ndaj Izraelit.
Sulmuesi shtatlartë së fundmi është rikthyer edhe në stërvitje me Mallorcan. /Gazeta Express/
Ditën e sotme, janë zhvilluar homazhe në nder të aktorit Fitim Makashi, i cili u nda nga jeta një ditë…
Ditën e sotme, aksi Librazhd-Prrenjas, u bllokua pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve që ndaluan tërësisht qarkullimin e automjeteve. Pas…
Në 12 shkurt do të hidhet shorti i edicionit të pestë të Nations League, ku Kombëtarja shqiptare dhe ajo e…
Shembja e masivit të gurëve në aksin Librazhd-Qafë Thanë ka shkaktuar një situatë kaotike, ku automjetet prej orësh qëndrojnë të…
Një autobus pasagjerësh doli nga rruga në provincën Antalya të Turqisë jugore, duke shkaktuar vdekjen e tetë personave dhe plagosjen…
Qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë është bllokuar plotësisht në të dyja drejtimet, si pasojë e rrëshqitjes së…