Futbollistët e Real Madridit u kualifikuan në finalen e Superkupës së Spanjës pasi mposhtën rivalin e qytetit Atletico Madridin me rezultat 5-3 pas kohës shtesë, në ndeshjen e zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite.
Ishte një lojë e mrekullueshme me tetë gola, përmbysje dhe rastesh nga të dyja palët. Fituesi u zgjidh përfundimisht në kohën shtesë me dy gola të tjerë të shënuar nga Los Blancos.
Para fillimit të ndeshjes u mbajt një minutë heshtje ish futbollistin e njohur që ndërroi jetë, Franz Beckenbauer.
Nga tribunat e stadiumit të Riadit u dëgjuan fishkëllima nga disa prej shikuesve., ndërsa gjatë ndeshjes sauditët fishkëllyen dhe Toni Kroosin, i cili kritikoi mënyrën se si lojtarët e rinj po shkojnë në ligë arabe për para.
Ndërsa arsyeja se pse spektatorët në stadiumin e Riadit kanë fishkëllyer Beckenbauerin nuk dihej, por mediumi spanjoll, Cadena SER, foli me një gazetar saudit, i cili e shpjegoi ose pse ndodhi kjo.
“Ato fishkëllima nuk kishin të bënin me Beckenbauer, ishte më shumë një problem kulturor. Në Arabinë Saudite nuk është e zakonshme të mbahet një minutë heshtje. Megjithatë, jo të gjithë tifozët kanë fishkëllyer, vetëm një pjesë”, deklaroi ai. /Telegrafi/
Një 35-vjeçar nga Tirana, është arrestuar nga policia për llogari të autoriteteve italiane, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar, si pjesë…
Gara për drejtorin e ri të Gardës së Republikës së Shqipërisë, ka dështuar në minutën e fundit. Kandidatëve që morën…
Pas surprizës që Mateo i bëri spektaklin e kaluar Brikenës dhe reagimit të kësaj të fundit tepër ftohtë, banorët kanë…
Dy shqiptarë janë dënuar me nga 4 vite e 8 muaj secili pasi grabitën 7 prona, përfshirë edhe shtëpinë e…
Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, ka dalë në një reagim publik, lidhur me debatin për rritjen e pagave,…
Ministria e Punëve të Brendshme, ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta…